Njoftim për shtyp , datë 17 Mars 2021
Sot, në datën 17.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në përfundim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime vendosi pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore shkarkim nga detyra, pezullimin e përfitimit të pagës në masën 50%, si dhe përfitimet e tjera, deri kur ky vendim të marrë formë të prerë.
Në vijim të procesit të vlerësimit etiko-profesional si dhe atij të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit, për gjyqtaret znj.Miliana Muça dhe znj.Daniela Shirka, për periudhën 2013 – 2016 dhe për vitin 2019.
Në përfundim, Këshilli vendosi miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës për periudhën Prill – Korrik 2021