Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp , datë 18 Mars 2021

Sot, në datën 18.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Me qëllim krijimin e kushteve të pjesëmarrjes së palëve dhe zhvillimin normal të seancave gjyqësore nga Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, në përputhje me rregullat e përcaktuara gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së pandemisë të shkaktuar nga Covid 19, për shkak të mungesës së ambienteve të mjaftueshme në Gjykatën Administrative të Apelit, Këshilli vendosi transferimin e përkohshëm të seancave gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, pranë sallës “Amfiteatri”, në selinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe lehtësimin e ngarkesës për një afat të caktuar për dy prej anëtarëve të Kolegjit.

​Në përmbushje të përgjegjësive për mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, si dhe në ushtrim të kompetencave për administrimin e gjykatave, Këshilli shqyrtoi raportin e veprimtarisë gjyqësore për vitin 2020, bazuar në informacionin e kryetarëve të gjykatave  të vendit.

Në përfundim, në kuadër të procesit të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve si dhe plotësimit të pozicioneve të lira në gjykatat e apelit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve znj. Elona Mihali dhe znj. Arta Duka dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionet e lira në fushën e së drejtës civile në Gjykatat e Apelit Tiranë dhe Korçë.

 

 

Back to top