Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 12 Mars 2021

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se në mbledhjen plenare të datës 12.03.2021, vendosi propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet numër 241, 242, 243 dhe 244, datë 09.07.2020.

Në përfundim të procedurave të kandidimit për secilin nga pozicionet e lira të shpallura, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për të gjithë kandidatët, si dhe vlerësimin sipas meritave të kandidatëve të kualifikuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e katër kandidatëve, si vijon:

Me Vendimin nr. 88, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të z. Sokol Binaj, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 241, datë 09.07.2020.

Me Vendimin nr. 89, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të znj. Albana Boksi, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 242, datë 09.07.2020.

Me Vendimin nr. 90, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të z. Sandër Simoni, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 243, datë 09.07.2020.

Me Vendimin nr. 91, datë 12.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, të z. Klodian Kurushi, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin nr. 244, datë 09.07.2020.

Në vijim, Këshilli i Lartë Gjyqësor do i përcjellë propozimet për emërim në Gjykatën e Lartë për katër pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale Presidentit të Republikës, për të vlerësuar dhe vendosur emërimin e kandidatëve të propozuar.

Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron opinionin publik se do të vijojë punën intensive dhe do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm, që pavarësisht vështirësive, të përfundojë sa më parë procesin e plotësimit të vendeve të tjera të lira në sistemin gjyqësor, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.

 

 

 

Back to top