Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 11 Mars 2021

Sot, në datën 11.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, pas dëgjimit të konkluzioneve të palëve në proces, Këshilli vendosi të caktojë seancën e radhës në datën 17.03.2021, ora 10.00, për shpalljen e vendimit.

Në funksion të plotësimit të paketës së akteve nënligjore për shërbimin civil gjyqësor,  Këshilli miratoi udhëzimin për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil gjyqësor nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nëpërmjet konkurrimit të hapur.

Në kuadër të administrimit dhe menaxhimit të administratës gjyqësore, pas shqyrtimit të organikës dhe problematikave të secilës gjykatë të vendit, Këshilli vendosi detajimin e numrit të punonjësve në gjykata, për vitin 2021.

Në përputhje me dispozitat ligjore, Këshilli vendosi miratimin e raportit vjetor të veprimtarisë për vitin 2020, të Komisionit Disiplinor.

Në përfundim, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, në gjykata të caktuara.

Back to top