Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 13 Nëntor 2020

Sot në datën 13.11.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në përfundim të procedurave të verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve ligjore,pasurisë dhe figurës, të kandidatit të katërt për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, z.Darjel Sina, Këshilli vendosi kualifikimin e tij si dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Lartë.
Gjithashtu, pas kryerjes së verifikimit të plotë të kushteve dhe kritereve ligjore të
kandidimit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z.Eriol Roshi dhe vijimin e
procedurave të emërimit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Back to top