Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 28 Tetor 2020

 

Sot në datën 28.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

 

Pas shqyrtimit të kërkesës së znj. Evjeni Sinojmeri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, për dhënien e lejes shtesë të papaguar, Këshilli vendosi refuzimin e kërkesës.

 

Gjithashtu, pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar {…}.

 

Në vijim të verifikimit të thelluar të kandidatëve për pranimin në Shkollën e Magjistraturës, Këshilli vendosi kualifikimin e z. Entiljano Spahiu dhe znj.Mevlute Çaushi për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021.

 

Në përfundim, përpara fillimit të ushtrimit të detyrës, nëntëmbëdhjetë magjistratët e caktuar në gjykatat e vendit ditën e djeshme, u betuan mbi Kushtetutë përpara Këshillit, në një ceremoni solemne, duke iu shtuar trupës gjyqësore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Back to top