Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Aktivitet, u organizua ceremonia e betimit të 19 gjyqtarëve të rinj të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.

Sot më datë 28.10.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të 19 gjyqtarëve të rinj të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. Në këtë event publik ishin të ftuar dhe morën pjesë personalitete në fushën e drejtësisë  si  Z. Gent Ibrahimi, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z. Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Z. Sokol Sadushi, Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë, Z. Arben Rakipi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, etj. Të pranishmit u përshëndetën nga Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë dhe Drejtori i Shkollës së Magjistraturës.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami vuri theksin tek rëndësia që ka të qenit gjyqtar si për sistemin gjyqësor ashtu dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ajo u shpreh dhe për rëndësinë që ka për sistemin e drejtësisë ruajtja e figurës dhe integritetit profesional të gjyqtarëve veçanërisht në krijimin e besimit të publikut në një drejtësi të paanshme dhe të barabartë për të  gjithë.

Në mesazhin e saj, Znj. Llagami u shpreh se sistemi gjyqësor ka nevojë për më shumë se kurrë sot për gjyqtar të rinj me aftësi të larta profesionale dhe vlera njerëzore. Duke i uruar suksese gjyqtarëve të rinj, Znj. Llagami e mbylli fjalën e saj duke theksuar se presioni është ai që e bën diamantin nga qymyri.

Më pas u vijua me betimin gjyqtarëve  të rinj, Znj. Anjeza Buzo, Znj. Alda Sadiku, Znj. Thomaidha Roça, Znj. Jeta Qinami, Znj. Sonila Hoxha, Z. Fatmir Ndreu, Znj. Arjeta Lika, Z. Alban Veçani, Znj. Entela Gjoni, Znj. Suela Lika, Z. Gjergji Baçi, Znj. Marjola Beluli, Z. Aulon Pashaj, Znj. Arnisa Këlliçi, Z. Adrian Shega, Z. Gentian Jahjolli, Znj. Maela Alicanaj, Z. Enkel Peza, Znj. Miranda Nakaj, sipas tekstit: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

 

 

Back to top