Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 20 Tetor 2020

Sot në datën 20.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Pas fillimit të shqyrtimit të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor në ngarkim të {…}, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit {…}, Këshilli vendosi t’i japë afat subjektit të procedimit deri në datën 27.10.2020, për t’u njohur me aktet.

Pas përfundimit të procedurës së verifikimit të thelluar të kritereve ligjore të pranimit, pasurisë dhe figurës, kualifikimit të tyre në këto procedura, Këshilli vendosi emërimin gjyqtar të z. Alban Veçani, z. Adrian Shega z. Aulon Pashaj, z. Enkel Peza, z. Fatmir Ndreu, z. Gentian Jahjolli, z. Gjergji Baçi, znj. Alda Sadiku, znj. Anjeza Buzo, znj. Arjeta Lika, znj. Arnisa Këlliçi, znj. Entela Gjoni, znj. Jeta Qinami, znj. Maela Alicanaj, znj. Marjola Beluli, znj. Miranda Nakaj, znj. Sonila Hoxha, znj. Suela Lika dhe znj. Thomaidha Roça. Gjithashtu, në vijim të procedurave të kualifikimit dhe emërimit, Këshilli vendosi shpalljen e pozicioneve të lira në gjykatat e vendit në funksion të caktimit në pozicion të këtyre magjistratëve.

Në vijim të procedurave të verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve ligjore, pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi kualifikimin për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, të znj. Alba Ngresi, z. Aldi Kareco, z. Ervin Kore dhe z. Armand Shkurta.

Në përfundim të procedurave ligjore të verifikimit të plotë të kandidatëve nga radhët e gjyqtarëve, me qëllim funksionalizimin e plotë të Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi kualifikimin e z. Sandër Simoni dhe z. Sokol Binaj, si dhe vijimin e procedurës së emërimit të tyre në Gjykatën e Lartë.

 

Back to top