Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 12 Tetor 2020

Sot me datë 12.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën vendosi përcaktimin e rregullave në procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit të kandidatit për kancelar, kancelarit në detyrë, të kandidatit për këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe ndihmës ligjor në gjykatat e apelit. Miratimi i këtyre rregullave dhe fillimi i zbatimit të tyre bën të mundur që jo vetëm trupa gjyqësore, por dhe ajo ndihmëse dhe mbështetëse, si kancelari në detyrë, kandidatët për kancelar, këshilltar dhe ndihmës ligjorë, të kalojnë nëpërmjet filtrit të profesionalizmit, integritetit, kontrollit të pasurisë së tyre, me qëllim që shërbimi ndaj qytetarëve dhe dhënia e drejtësisë të jetë fryt i standardeve më të larta.

Gjithashtu, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për {…} gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, i komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të dorëheqjes.

Back to top