Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 9 Tetor 2020

Sot me datë 09.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën pas shqyrtimit të kritereve ligjore të emërimit, pasurisë dhe figurës vendosi kualifikimin për emërim edhe të kandidatit të fundit, të diplomuar në shkollën e Magjistraturës z. Gentian Jahjolli. Gjithashtu në vijim të shqyrtimit të thelluar të kritereve ligjore, pasurisë dhe figurës, të kandidatëve për magjistratë, për tu pranuar në Shkollën e Magjistraturës, Këshilli vendosi kualifikimin për të filluar formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, të pesëmbëdhjetë kandidatëve dhe konkretisht z. Artan Çirraga,  z. Estjon Venxha, z. Mikel Hysometaj, z. Romeo Merruko, znj. Eglantina Biba, znj. Eranda Cufo, z. Lirim Bulica, znj. Lumturi Zhupa, znj. Nertila Përrallaj, znj.Entela Selmanaj z. Elvis Sulejmani, z. Fjorald Behari, z. Genci Busho, z. Ilirjan Hysa dhe z. Klajdi Tërova

Back to top