Aktivitet datë 23.09.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Peter Zingraf.
Sot më datë 23.09.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Peter Zingraf.
Znj. Llagami njohu ambasadorin gjerman me veprimtarinë e Këshillit gjatë vitit 2020 duke bërë një prezantim të rezultateve dhe sfidave të KLGJ-së që nga momenti i krijimit dhe deri më sot. Bashkëbiseduesit e vendosën theksin e diskutimeve tek rëndësia që ka mbarëvajtja e sistemit gjyqësor në tërësi dhe zbatimi i reformës në drejtësi si për vetë trupën gjyqësore ashtu dhe për qytetarët shqiptarë të cilët presin dhe meritojnë një drejtësi të shpejt dhe pa vonesa.
Në mbyllje të këtij takimi palët u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin bilateral dhe nëpërmjet zbatimit të projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë.