Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 14 Shtator 2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, SH.S.Znj. Guusje Korthals Altes,

Sot më datë 14.09.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim zyrtar ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, SH.S.Znj. Guusje Korthals Altes, dhe zëvendës ambasadorin Z. Rogier Nouwen.

 

Znj. Llagami përditësoi të pranishmit mbi veprimtarinë e Këshillit gjatë vitit 2020. Ajo bëri një prezantim të rezultateve dhe sfidave  të këtij institucioni në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

 

Bashkëbiseduesit e përqendruan diskutimin e tyre si në masat e ndërmarra nga KLGJ për rifunksionalizimin e plotë të Gjykatës së Lartë, Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ashtu dhe në sfidat e tjera me të cilat përballet sistemi gjyqësor si sigurimi i funksionalitetit dhe vlerësimit të veprimtarisë së gjykatave të apelit, eficienca dhe aksesi i qytetarëve në proceset gjyqësore, rritja  e transparencës etj.

 

Në mbyllje të këtij takimi palët u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin si përmes një komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm dhe mbështetjes së përftuar nga zbatimi i projekteve të ndryshme në fushën e drejtësisë.

 

 

Back to top