Njoftim për shtyp 10 Shtator 2020 , mbi ceremoninë e betimit të tetë (8) anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor
Sot me datë 10.09.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të tetë (8) anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, përzgjedhur nga shorti publik i datës 8 shtator 2020. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndër të tjera shprehu rëndësinë që ka krijimi i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, pasi trupa e gjyqtareve te perzgjedhur kanë kaluar me sukses proçesin e rivlerësimit kalimtar, duke garantuar integritet të lartë moral dhe etik.
Më pas u vijua me betimin e gjyqtarëve znj. Manjola Xhaxho, z. Gentian Medja, z. Sokol Ibi, znj. Alma Kolgjoka, znj. Emona Muçi, znj. Esmeralda Çeka (Xhili), z. Asim Vokshi dhe znj. Edlira Petri.