Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Aktivitet datë 29 Shtator 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi një takim pune me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani

Sot me datë 29.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi një takim pune me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani, me qëllim intensifikimin e koordinimit të veprimtarisë së dy institucioneve, në lidhje me ushtrimin e kompetencave të tyre.

Përcaktimi i modaliteteve e praktikave administrative mbi përcjelljen e ankesave të depozituara në KLGJ deri në ngritjen e ILD-së, shkëmbimi i informacionit me qëllim zbatimin e praktikave më të mira, bashkëpunimi në lidhje me hartimin e akteve nënligjore, si dhe aplikimi i një qasjeje uniforme në interpretimin dhe zbatimin e dispozitave të reja ligjore, në kuadër të procedimit disiplinor, ishin tema të bashkëbisedimit ndërinstitucional.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë ranë dakord që bashkëpunimi midis dy institucioneve të materializohet përmes nënshkrimit të një memorandumi që të reflektojë këto parime pune.

 

Back to top