Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 30 Shtator 2020

Sot me datë 30.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën pas verifikimit të plotësimit të kushteve të komandimit në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën e Lartë, vendosi t`i dërgojë Gjykatës së Lartë emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet për t`u komanduar dhe konkretisht të znj. Engjëllushe Tahiri, znj. Lorena Çabej, znj. Iva Zemani dhe znj. Enisa Shahini.

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i angazhuar për trajtimin me seriozitet dhe përgjegjësi të çdo aspekti me qëllim jo vetëm funksionimin e plotë të Gjykatës së Lartë me anëtarë, por dhe me ndihmës nga radhët e magjistratëve si dhe personel të kualifikuar për të garantuar evadimin e shpejtë, me cilësi dhe profesionalizëm të çështjeve gjyqësore të akumuluara si dhe shërbimin në kohë qytetarëve, në funksion të transparencës dhe standardeve të larta. ​

Back to top