Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Aktivitet datë 25 shtator 2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, takoi Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi Soreca.

Sot më datë 25.09.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, takoi Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi Soreca.

Znj. Llagami njohu ambasadorin e BE mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe veçanërisht me hapat dhe përpjekjet e ndërmarra në lidhje me plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës së Lartë. Funksionalizimi i plotë i kësaj Gjykate është prioritet kryesor si për sistemin gjyqësor ashtu edhe për integrimin evropian të Shqipërisë. Mbështetja e BE-së është thelbësore për fuqizimin e rolit të Këshillit, standardet e sistemit gjyqësor dhe mbarëvajtjen e reformës në drejtësi.

Në përfundim të takimit, përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale të Delegacionit të BE-së, Ambasadori Soreca theksoi se: “U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”.

 

 

Back to top