Njoftim për shtyp 07 Gusht 2020
Sot me datë 07.08.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme.
Pas miratimit të procesverbaleve të mbledhjeve, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr.84 dhe nr.87, shpallur me datë 26.02.2020 dhe pozicioneve të shpallura me vendimet nr.241, nr.242, nr.243, nr.244 dhe nr.245, datë 09.07.2020. Në funksion të kësaj përzgjodhi relatorët për secilin kandidat që ka kandiduar për vendet vakante sipas vendimeve.
Gjithashtu, në përfundim të mbledhjes Këshilli vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 223, datë 02.07.2020, dhe përzgjedhjen e relatorit përkatës.