Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N J O F T I M MBI KANDIDATURAT E PARAQITURA NË PROCEDURAT E NGRITJES NË DETYRË NË GJYKATAT E POSAÇME PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR DATË 18.05.2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se në procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për pozicionet e lira për të cilat, më datë 13.05.2020, kanë përfunduar afatet përkatëse të zgjatura të kandidimit, gjyqtarët që kanë kandiduar janë si më poshtë:

 

  1. Për pozicionin në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me Vendimin nr.90, datë 26.02.2020, lista e kandidatëve është:

 

  • Miliana Muça     –     gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

                                          Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar –  Aplikimi i datës

                                          25.03.2020

  • Ilirjana Olldashi –     gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

                                          Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar –  Aplikimi i datës

                                          08.05.2020

  • Daniela Shirka    –     gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

                                          Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  –  Aplikimi i datës

                                          11.05.2020

 

  1. Për pozicionin në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me Vendimin nr.95, datë 26.02.2020, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se vijojnë afatet e kandidimit të zgjatura me Vendimin nr.142, datë 22.04.2020, për procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për pozicionet e shpallura me vendimet nr.91 dhe nr.92, datë 26.02.2020 (për në gjykatën e posaçme të apelit), si dhe nr.96 dhe nr.97, datë 26.02.2020 (për në gjykatën e posaçme të shkallës së parë).

 

Përmes këtij njoftimi Këshilli i Lartë Gjyqësor gjen rastin të ftojë përsëri çdo gjyqtar që plotëson kriteret për ngritjen në detyrë, për të kandiduar për pozicionet e mësipërme.        

 

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

 

Back to top