Komunikatë për shtyp 14 Maj 2020
Në vazhdim të zbatimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, të enjten u zhvillua takimi i radhës mes Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë.
Pjesëmarrësit rishikuan dhe diskutuan mbi kërkesat e Marrëveshjes së Mirëkuptimit dhe ranë dakord mbi disa çështje të cilat kanë të bëjnë me:
• Versionin përfundimtar të Fushës së Aktivitetit, Kualifikimeve Minimale, Pagës dhe Numrit fillestar të pozicioneve të NUNÇP (Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura)
• Përcaktimin se ku do të publikohet dhe kohëzgjatja e thirrjes për aplikim;
• Krijimin e Pyetjeve të Shpeshta për nismën;
• Bashkëpunimin për të ofruar sesione informuese për Donatorët dhe Organizatat e Shoqërisë Civile;
• Bashkëpunimin për të filluar përpunimin e programit PAKS + për Gjykatën e Lartë;
• Bashkëpunimin për t’u takuar për shqyrtimin e përmirësimeve të Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve.
Zbatimi në praktikë i këtij memorandumi pritet të sjellë jo vetëm reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë por dhe parandalimin e shtimit të mëtejshëm të tyre.
Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit do të punojnë mbi plotësimin e detyrave individuale të cilat do të diskutohen në një takim tjetër në javën që vjen.