Njoftim për shtyp 7 Shkurt 2020
Sot me datë 7.2.2020 Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme.
Në zbatim të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi vendimin mbi kriteret dhe proçedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve. Me këtë vendim Këshilli i hap sot, rrugën funksionalizimit të plotë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe gjykatave të apeleve të vendit, nëpërmjet shpalljes së vendeve vakant, proçedurës së ngritjes në detyrë dhe promovimit të gjyqtarëve profesionistë dhe me integritet të lartë.
Në vijim, Këshilli vendosi komandimin e përkohshëm të magjistrates znj.Marsela Pepi, si inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një periudhë 6 –mujore.