Njoftim për shtyp 14 Janar 2020
Sot më datë 14.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën vendosi për komandimin e gjyqtareve znj. Esmerilda Habili dhe znj. Gilda Hoxha, në pozicionin e nëpunësit përgjegjës për vlerësimin në njësinë e vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo është një strukturë tëper e rendësishme që do jetësoj një nga funksionet kryesore të KLGJ-së lidhur me vlerësimin etik- profesional të gjyqtarëve dhe garantimin e këtyre standardeve.
Një tjetër vendimmarrje e rëndësishme e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e sotme, ishte dhe shpallja e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 09.01.2020, konkretisht:
- dy pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
- dy pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë;
- dy pozicione në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
- një pozicion në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
15 gjyqtarët e emëruar paraprakisht nga KLGJ, ftohen që brenda datës 21.01.2020, të paraqesin sipas preferencës tre gjykatat ku dëshirojnë të caktohen për të ushtruar funksionet e tyre.