Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot më datë 13.11.2019, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Sot me datë 13.11.2019, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.   Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Llagami, pasi i uroi suksese në rrugëtimin e tyre profesional, u shpreh se diplomimi i sa më shumë juristeve është lajm i mirë për drejtësinë Shqiptare.   Si një e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Kryetarja e KLGJ-së, vuri theksin tek nevoja që ka sot sistemi i drejtësisë për qytetarë që njohin ligjin dhe dinë ta përdorin atë si mjet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.   Në fund të fjalës së saj, teksa ndau me të diplomuarit një refleksion personal, Kryetarja e KLGJ-së, tha se: “Dua të ndaj me ju se vite më parë kur u diplomova nga ky fakultet kisha një ëndërr. Të prekja drejtësinë! E di që edhe ju keni sot të njëjtat ëndrra! Të prekni drejtësinë! Mos e harroni këtë ëndërr sepse ajo do t’ju bëjë ata që do të jeni nesër”.

Back to top