Sot, më datë 25.10.2019, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në panairin “Shoqëria Civile për Drejtësinë”
Sot, më datë 25.10.2019, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në panairin “Shoqëria Civile për Drejtësinë”
Sot, më datë 25.10.2019, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, mori pjesë në panairin “Shoqëria Civile për Drejtësinë” i organizuar në kuadër të përfundimit të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.
Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Llagami u shpreh se shoqëria civile duhet të jetë partnere dhe aleate në sfidën e përbashkët për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë. Duke vlerësuar partneritetin me shoqërinë civile, znj. Llagami tha se së bashku mund të arrihen objektivat dhe qëllimet e reformës në drejtësi. Në këtë kontekst znj. Llagami u shpreh se pavarësisht roleve të ndryshme, objektivi i përbashkët i Institucioneve dhe shoqërisë civile është një drejtësi më pranë qytetarëve.
Në këtë panair, Organizatat e Shoqërisë Civile që punojnë në fushën e Drejtësisë, ndanë me pjesëmarrësit, gjetjet, arritjet dhe rekomandimet kryesore mbi reformën në drejtësi dhe zbatimin praktik të saj. Gjatë këtij aktiviteti organizatat e sipërpërmendura, do ti ofrojnë qytetarëve informacion në lidhje me ndihmën juridike falas, ndërmjetësimin, dhunën me bazë gjinore dhe të drejtat e fëmijëve.