Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot më datë 26 korrik 2019, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe me mbështetjen e Projektit “Drejtësi për të Gjithë” të USAID, përmbyllën me sukses programin trajnues për kancelarët në detyrë.

Sot më datë 26 korrik 2019, Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe me mbështetjen e Projektit “Drejtësi për të Gjithë” të USAID, përmbyllën me sukses programin trajnues për kancelarët në detyrë.

Ky program me një përmbajtje prej 9 (nëntë) modulesh dhe një kohëzgjatje 8 (tetë) javore u krye gjatë periudhës kohore 6 qershor – 26 korrik 2019. Në të morën pjesë dhe u trajnuan 32 kancelarë nga të gjitha gjykatat e vendit.

Sesioni i parë dhe i fundit trajnues i programit u kryen edhe me prezencën e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, e cila ndër të tjera ofroi ekspertizë në lidhje me miradministrimin e Gjykatës.

Programi i sipërpërmendur përgatiti  kancelarët pjesëmarrës në trajnim për testimin në Shkollën e Magjistraturës dhe kjo lidhur me kualifikimin e tyre profesional pas përfundimit te procesit të verifikimit të kritereve dhe kushteve të emërimit, pasurisë dhe figurës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, ai ka synuar që nëpërmjet njohurive të dhëna kancelarëve në detyrë të përmirësojë dhe unifikojë proceset e menaxhimit në gjykatat e vendit, duke promovuar një veprimtari efikase dhe transparente, si një nga synimet parësore të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Përfundimi me sukses i një programi të tillë trajnues, i cili për herë të parë zhvillohet për kancelarët e gjykatave, tregon edhe njëherë se reforma në drejtësi po fillon të japi frytet e saj duke forcuar dhe bashkëpunimin ndërinstitucional midis Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Shkollës së Magjistraturës në përgatitjen e një gjenerate të re nëpunësish gjyqësor, dhe më specifikisht kancelarëve të gjykatave shqiptare.

Back to top