Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 21 Qershor 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot më datë 21.06.2019, mbledhjen e radhës në të cilën diskutoi dhe miratoi disa vendime me rëndësi, në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor.

Në përputhje me rendin e ditës, bazuar edhe në argumentet e pasqyruara në relacionin e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, KLGJ miratoi përsëritjen me 1 (një) vit të transferimit përkohshëm për 3 gjyqtarë. Më konkretisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë u transferuan përkohësisht, për një periudhë 1 (një) vjeçare gjyqtarët Diamela Goxha dhe Genti Dokollari, ndërsa në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, u transferua për një periudhë të përkohshme, 1 (një) vjeçare gjyqtarja Rezarta Paja Aliu.

Gjithashtu, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi përsëritjen e transferimit të përkohshëm, deri më datë 15.09.2019, të gjyqtarit Rexhep Karaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, si dhe të gjyqtarit Gentian Marku, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top