Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 19 Shkurt 2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, me datë 19.02.2019, mbledhjen e radhës, ku vendosi shpalljen e hapjes së procedurës për komandim të një gjyqtari në pozicionin pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta duke i dhënë në këtë mënyrë zgjidhje 184 çështjeve gjyqësore të akumuluara një pjesë e tyre që para krijimit të Këshillit të lartë Gjyqësor.

Back to top