Thirrje për aplikim Nëpunës për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura – Maj 2024
Thirrje për aplikim
Nëpunës për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura
Projekti “Ulja e Numrit të Çështjeve të Prapambetura dhe Përmirësimi i Efikasitetit” (më poshtë “Projekti”), i zbatuar nga East-West Management Institute dhe i financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), është hartuar për të përmirësuar efektshmërinë dhe efikasitetin e gjyqësorit shqiptar, përmes mbështetjes për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe gjykatat për përmirësimin e kuadrit nënligjor që udhëheq punën e tyre, adreson numrin e çështjeve të prapambetura, si dhe zhvillon praktika e procedura për të parandaluar rritjen e mëtejshme të këtij numri. Një nga rezultatet e pritshme të Projektit është ulja e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën Administrative të Apelit. Projekti, prej vitit 2021 ka ngritur një ekip Nëpunësish për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP), pranë Gjykatës së Lartë.
Projekti kërkon të punësojë 11 (njëmbëdhjetë) NUNÇP të rinj, për t’ju bashkuar ekipit në pozicionet e 1 (një) NUNÇP pranë Gjykatës së Lartë, 5 (pesë) pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe 5 ( pesë) pranë Gjykatës së Apelit Administrativ.
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë një paketë të plotë aplikimi në adresën: [email protected]. Afati i aplikimit është data 20 maj 2024. Pozicionet do të plotësohen njëri pas tjetrit.
Paketa e plotë e aplikimit duhet të përfshijë:
1. Një letër të shprehjes së interesit, ku të shpjegoni se si i plotësoni të gjitha kualifikimet minimale (lexojini ato më poshtë) dhe të specifikoni edhe gjykatën pranë së cilës aplikoni;
2. Një CV me informacion të përditësuar;
3. Emrat dhe detajet e kontaktit (adresë elektronike dhe numwr telefoni) të tri referencave tuaja profesionale më të fundit;
4. Një certifikatë aktuale të gjendjes gjyqësore, ku të tregohet se nuk keni qenë i/e dënuar më parë dhe se nuk keni çështje të hapura penale; si dhe
5. Një deklaratë për mungesën e konfliktit të interesit, ku të deklarohet se nuk keni asnjë pjesëtar të familjes që punon pranë gjykatës përkatëse ku aplikoni, Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatën e Apelit Administrativ ose në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që nuk jeni palë në ndonjë çështje të depozituar në gjykatën përkatëse ku aplikoni, që nuk jeni avokat që përfaqëson ndonjë çështje në gjykatën përkatëse ku aplikoni dhe që nuk keni asnjë tjetër konflikt interesi, i cili do ta bënte të pamundur angazhimin tuaj në pozicionin e Nëpunësit për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura.
Kandidatët e interesuar, të cilët kanë pyetje, mund t’i paraqesin ato vetëm në adresën: [email protected]. Përjashtohet mundësia që kandidatët të kontaktojnë Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatën Administrative të Apelit, Këshillin e Lartë Gjyqësor, ose Projektin në ndonjë mënyrë tjetër.
Aplikimet e paplota nuk do të merren në konsideratë.
Hollësitë për kandidatët e interesuar dhe kërkesat minimale gjenden në vijim:
Numri i pozicioneve: 11( Njëmbëdhjetë)
Kohëzgjatja e kontratës fillestare të punësimit: Data e marrjes në punë deri më 31 dhjetor 2024 (me mundësinë e shtyrjes, në varësi të performancës dhe disponueshmërisë së fondeve)
Vendi i punës: Tiranë, Shqipëri
Orët e punës: 40 orë në javë, nga e hëna në të premte
Kërkesat minimale:
• Të jetë diplomuar në drejtësi nga një universitet i akredituar, pas përfundimit të ciklit të dytë të studimeve. Kandidatët që kanë edhe një diplomë “Master i shkencave” në drejtësi, po ashtu nga një universitet i akredituar, do të kenë përparësi;
• Të ketë përvojë profesionale jo më pak se 2 (dy) vjet në një prej këtyre: në sistemin gjyqësor ose në prokurori, në një pozicion juristi brenda administratës publike, në një nga profesionet e lira të ligjit, në profesionin e avokatit, ose në ndonjë pozicion tjetër ekuivalent në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare. Kombinimi i përvojës praktike të lartpërmendur me mësimdhënien në fushën e drejtësisë do të merret në konsideratë;
• Kandidatët që kanë kaluar provimin e avokatisë do të kenë përparësi, por ky provim nuk është një kusht i detyrueshëm;
• Të jetë në gjendje të kryejë dhe dokumentojë kërkime gjithëpërfshirëse ligjore;
• Të ketë njohuri për jurisprudencën e gjykatave kombëtare, ndërsa njohuritë për jurisprudencën ndërkombëtare do të konsiderohen një plus;
• Të ketë njohuri për paketën e ligjeve të reformës, si dhe ndryshimet përkatëse në kodet e procedurave, aktualisht në fuqi;
• Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë;
• Të jetë i/e organizuar dhe i/e orientuar në detaje;
• Të mos jetë pushuar nga puna për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi;
• Të mos ketë çështje penale të regjistruara dhe të mos jetë në hetim penal.