Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

REGJISTER Regjistri për regjistrimin e kërkesave për të drejtën e informimit, viti 2023

 

 

 

Nr. Rendor Data e kërkesës  Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të  kërkesës Tarifim
/rimbursim
Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve Data e regjistrimit të kërkesës Identifikon llojin e kërkesës në bazë të objektit të saj. Data e kthimit të përgjigjes Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) t
ë
informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.
1. 25.01.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, mbi numrin e dosjeve që do të vijnë nga gjykatat rajonale të apelit në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm; mbi numrin e gjyqtarëve të gjykatave rajonale të apelit që do ti shtohen trupës së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; mbi numrin e gjyqtarëve që ka aktualisht Gjykata e Apelit Tiranë; mbi numrin e dosjeve stok në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në cilin ambjent do të kryejnë detyrën gjyqtarët që do të vijnë nga rrethet dhe a është godina aktuale e Gjykatës së Apelit Tiranë e mjaftueshme. 30.01.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
2. 13.02.2023 (E-mail)
Kërkesë për informacion, mbi statistikat gjyqësore në nivel vendi për rastet familjare siç janë heqja apo kthimi i të drejtës prindërore, kundërshtimi i atësisë dhe amësisë për periudhën kohore 2015-2020.
21.02.2023 Bashkëlidhur përgjigja Pjesërisht Falas
3. 17.02.2023 (E-mail) Kërkesë për koment, nëse vendimi i miratuar nga KLGJ-ja “Për transferimin e gjyqtares {…}, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë në një pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale” është në konflikt interesi me nenin 4, pika 4 të ligjit 115/2016, i ndryshuar. 22.02.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
4. 17.02.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, mbi vendimet e marra nga KLGJ-ja në lidhje me ngritjet në detyrë dhe transferimet e gjyqtarëve për periudhën janar 2022 deri në 17 shkurt 2023 27.02.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
5. 21.02.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, sa gjyqtarë rezultojnë sipas strukturës organizative, sa e ushtrojnë efektivisht detyrën dhe si janë pritshëritë për hyrjet e reja nga Shkolla e Magjistraturës. 22.02.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
6. 21.02.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, se cilat janë lëndët e përfshira në nocionin “lëndët e së drejtës administrative”, që mbahen parasysh në caktimin në pozicion në gjykata administrative të shkallës së parë të shpallura nga Këshilli, të gjyqtarëve të emëruar. 27.02.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
7. 27.02.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, nëse do të ruhet i njëjti personel me hartën e re gjyqësore, nëse jo, sa do shkurtohet, si për Apelin ashtu dhe për gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm. Gjithashtu kërkohet informacion nëse ka inisiativë për përmirësimin e infratrukturës për Gjykatën Apeli të Juridiksionit të Përgjithshëm. 07.03.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
8. 01.03.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, lidhur me termat e referencës për krijimin e regjistrit për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse; nëse këto terma janë bërë publike; nëse janë kryer konsultime mbi përmbajtjen e regjistrit dhe cilat organizata kanë qënë pjesëmarrëse; si dhe sa prej rekomandimeve janë marrë në konsideratë. 09.03.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
9. 15.03.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion lidhur me numrin e magjistratëve të emëruar që kur nisi procesi i Vettingut, pra që nga viti 2018 e në vijim. 21.03.2023 Të diplomuar në SHM në vitin akademik 2017- 2018 dhe të emëruar dhe caktuar në pozicion me vendim nga KLGJ (viti 2019), janë gjithsej 10 magjistratë. Të diplomuar në SHM në vitin akademik 2018- 2019 dhe të emëruar dhe caktuar në pozicion me vendim nga KLGJ (viti 2020), janë gjithsej 15 magjistratë. Të diplomuar në SHM në vitin akademik 2019- 2020 dhe të emëruar dhe caktuar në pozicion me vendim nga KLGJ (viti 2020), janë gjithsej 19 magjistratë. Të diplomuar në SHM në vitin akademik 2021- 2022 dhe të emëruar dhe caktuar në pozicion me vendim nga KLGJ (viti 2022), janë gjithsej 23 magjistratë. Gjithashtu janë emëruar 4 anëtarë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, me anë të Dekreteve nr. 11452, nr. 11453, nr. 11454, datë 11.03.2020 dhe nr. 13573, datë 26.04.2022 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke çuar numrin e magjistratëve të rinj të cilët kanë hyrë në sistem për periudhën 2018-2022, në total 71 magjistratë. Aprovuar Falas
10. 27.03.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, lidhur me kompaninë që funksionon aktualisht sistemi gjyqësor shqiptar për marrjen e shërbimeve që lidhen me sistemet audio vizive në gjykata. 04.04.202 Në datën 04.01.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka lidhur kontratën me objekt “Shërbim mirëmbajtje të sistemit audio-video RDA dhe të software-it Backup Chain si dhe shërbime të tjera që lidhen me infrastrukturën e sallave të gjykimit në gjykatat e të gjitha niveleve”, me kompaninë FORSITEK. Listën e kontratave të lidhura me Këshillin e Lartë Gjyqësorë, e gjeni të publikuar dhe në programin e transparencës në linkun si me poshtë: https://klgj.al/wp-content/uploads/2023/03/Kontratat-2023.pdf Aprovuar Falas
11. 30.03.2023 (E-mail) Kërkesë për kopje të planit të konsultimit publik të “Projektudhëzuesin standard të marrëdhënies së gjykatës me publikun dhe median”; kur dhe ku janë parashikuar të realizohen takimet e këtij projektudhëzuesi; si dhe kur është parashikuar afati i përfundimit rë konsultimit lidhur me këtë projektudhëzim. 07.03.2023 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
12. 31.03.2023 Kërkesë për vënie në dispozicion të kërkesës së gjyqtares {…}, për tu pajisur për leje të papaguar. 13.04.2023 Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 12, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 2123 Prot., datë 31.03.2023, referuar Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit” dhe Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije se në kushtet kur kërkesa e gjyqtares përmban informacion në lidhje me të dhëna personale e shëndetin e fëmijës së mitur, për shkak të së cilit është dhënë leja e papaguar, bashkëlidhur gjeni vendimin nr. 159, datë 14.04.2021 “Për dhënie leje të papaguar gjyqtares {…}”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me anë të së cilës është miratuar kërkesa për dhënie leje të papaguar për arsye familjare. Aprovuar Falas
13. 24.04.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion nëse kontrata e lidhur me kompaninë FORSITEK, me objekt “Shërbim mirëmbajtje të sistemit audio-video RDA dhe të software-it Backup Chain si dhe shërbime të tjera që lidhen me infrastrukturën e sallave të gjykimit në gjykatat e të gjitha niveleve”, përfshin edhe shërbimet e dokumentazionit të dokumentave proceduriale (psh. transkriptimi, asistenca me regjistrimin e zërit)? Nëse jo, me cilën kompani i kemi lidhur këto shërbime? 02.05.2023 Kontrata e lidhur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor me kompaninë FORSITEK, me objekt “Shërbim mirëmbajtje të sistemit audio-video RDA dhe të software-it Backup Chain si dhe shërbime të tjera që lidhen me infrastrukturën e sallave të gjykimit në gjykatat e të gjitha niveleve”, nuk përfshin shërbimet që lidhen me transkriptimin e materialit që regjistrohet me mjete audio. Transkriptimi i procesverbaleve audio kryhet manualisht nga sekretaret gjyqësore sipas udhëzimeve ligjeve në fuqi. Ndërsa lidhur me stenografinë, ju informojmë se programi kompjuterik, i cili përdoret për regjistrimin e seancave e ofron si shërbim si dhe çdo asistencë që nevojitet mbi sistemin e regjistrimit dhe pajisjeve mbulohet nga operatori ekonomik. Aprovuar Falas
14. 29.05.2023 Kërkesë për informacion për vënie në dispozicion të procesverbaleve të mbledhjeve të datës 30.12.1992 dhe datës 30.03.1995 të ish KLD. 01.06.2023 Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
15. 31.05.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, lidhur me statusin e gjyqtarit {…} nëse vazhdon detyrën dhe nëse jo shkakun e mos vazhdimit. 02.06.2023 Këshilli i Lartë Gjyqësor,
mbështetur në nenin 61 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes
së sistemit të drejtësisë”, të
ndryshuar dhe në pikën 3, të nenit 65, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pas shqyrtimit të kërkesës për heqje dorë nga statusi i magjistratit, me vendimin nr. 265, datë 30.07.2020 vendosi mbarimin e statusit të magjistratit z. {…}, gjyqtar i Gjykatës së Apelit {…}, për shkak të dorëheqjes së tij nga ky status.
Aprovuar Falas
16. 02.06.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, lidhur me gjyqtarët që kanë kandiduar gjatë viteve 2022 dhe 2023 për procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në gjykatat e shkallës së parë dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, si dhe për procedurën e ngritjes në detyrë pranë Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Gjithashtu, kërkesë për informacion për gjyqtarët e emëruar në këto dy vite nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në pozicionet e lira në gjykatat e sipërcituara. 12.06.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
17. 13.06.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, lidhur me portalin e ri gjyqësor nëse është zhvilluar tender? Cila është kompania fituese e tenderit? A është bërë funksional portali i ri gjyqësor? Cilat janë gjykatat më efikase në përdorimin e portalit të ri gjyqësor dhe cilat janë problemet e konstatuara në portalin e ri gjyqësor? 19.06.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
18. 20.06.2023 Kërkesë për informacion lidhur me vendimet e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor mbi anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor; kopje të procesverbaleve të mbledhjeve plenare për pikat që janë diskutuar mbi KZGJ si dhe kopje e vendimit të Këshillit për caktimin e vendit të zhvillimit të seancave gjyqësore të KZGJ-së. 29.06.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
19. 30.06.2023 Kërkesë për informacion se kur do të përfundoj procedura e lëvizjes paralele për kandidatin z. {…}, gjyqtar i Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}. 05.07.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
20. 05.07.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion:
I. Sa vendime pranim kërkese për “Lirim me kusht” janë dhënë nga gjykatat?
II. Për çfarë veprash penale janë dënuar?
III. Sa prej tyre kanë qënë ish-funksionar publik?
18.07.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
21. 21.07.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion lidhur me bazën ligjore ku është mbështetur Këshilli i Lartë Gjyqësor për miratimin dhe nxjerrjen e Udhëzimit nr. 78, datë 16.02.2023. 28.07.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
22. 26.07.2023 (E-mail) Kërkesë për vënie në dispocizion në mënyrë elektronike të vendimit nr. 316, datë 14.06.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 27.07.2023  Këshilli me vendimin nr. 316, datë 14.06.2023 vendosi të propozojë për emërim në Gjykatën e Lartë, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 537, datë 17.11.2021, kandidatin z.{…}.
Vendimi përkatës gjenden në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në rubrikën “vendime”, në kategorinë “akte administrative kolektive”, në linkun e mëposhtëm: Linku
Aprovuar Falas
23. 31.07.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion lidhur me gjendjen penale të shtetasit {…}. 03.08.2023 Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 147 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, është organi qeverisës i sistemit gjyqësor, por nuk është organ gjyqësor, ndërsa pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit dhe gjykatat e shkallës së parë, sikurse përcaktohet në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
Dëshirojmë t’ju informojmë se, referuar Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, neni 481 – 484, pranë Ministrisë së Drejtësisë, në Zyrën e Regjistrit Gjyqësor, depozitohen shkurtimet e vendimeve për personat e gjykuar penalisht dhe administrohen vërtetimet e gjendjeve gjyqësore.
Në këto kushte, ju bëjmë me dije se të dhënat në lidhje me gjendjen penale që ju kërkoni, nuk disponohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe informacioni i kërkuar nuk bën pjesë në kompetencat e Këshillit. Si rrjedhojë, në lidhje me kërkesën e depozituar, ju mund t’i drejtoheni me një aplikim organeve kompetente, në përputhje me dispozitat e sipërpërmendura.
Pjesërisht Falas
24. 02.08.2023 (E-mail) Kërkesë për vënie në dispocizion të kopjes së shkresës së përcjellë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me numër akti 2195 Prot., datë 02.02.2023, referuar në relacionin nr. 1348 prot., datë 16.02.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 10.08.2023 Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion e protokolluar me aktin nr. 4474 Prot., datë 02.08.2023 dhe regjistruar me numër rendor 24, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, referuar Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, depozituar në rrugë elektronike pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në të cilën kërkoni një kopje të shkresës së përcjellë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me numër akti 2195 Prot., datë 02.02.2023, bashkëlidhur kësaj kthim përgjigjeje, ju vendosim në dispozicion kopjen e shkresës në fjalë, administruar pranë KLGJ-së me aktin nr. 909 Prot., datë 02.02.2023. Aprovuar Falas
25. 10.08.2023 (E-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të dosjes personale të magjistratit, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}. 15.08.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
26. 14.08.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion për periudhën 01.01.2022 – 10.08.2023:
I. Sa shtetas janë dënuar për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”?
II. Sa prej tyre kanë qenë ish-funksionar publik?
25.08.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
27. 21.08.2023 Kërkesë për vënie në dispozicion të dosjes personale të magjistratit, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…}. 30.08.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
28. 12.10.2023 Kërkesë për vënie në dispozicion të emrave të plotë të strukturës organizative të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 16.10.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
29. 16.10.2023 Kërkesë lidhur me pyetjet si më poshtë:

  • Strategjinë që po ndjek KLGJ për të siguruar uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata?
  • Pse vonoi KLGJ-ja për të emëruar 40 magjistratët e rinj?
  • Si është zgjidhur çështja e
    akomodimit për t’i paraprirë shtimit të trupës dhe stafit administrativ në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm? Sa gjyqtarë e ushtrojnë efektivisht detyrën në këtë gjykatë?
  • Sa është numri i gjyqtarëve të strukturës organizative të secilës gjykatë, sa është numri i gjyqtarëve faktik dhe sa është numri i gjyqtarëve efektivisht në detyrë?
23.10.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
30. 13.11.2023 Kërkesë për vënie në dispocizion në formë elektronike të:

  • Vendimit të KLGJ-së me nr. 674, datë 08.11.2023 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 38, datë 28.02.2019 “Për pagesat e gjyqtarëve në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare”.
16.11.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
31. 20.11.2023 Kërkohet qëndrim i KLGJ-së mbi pretendimet e ngritura nga ndaj gjyqtares znj. {…} nga ana e shtetasit z. {…}. 04.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
32. 24.11.2023 Kërkohet informacion mbi pretendimin nëse gjyqtarja znj. {…} është shkarkuar në shkurt të vitit 1996 dhe nëse po, vënien në dispozicion të kopjes së këtij dokumenti, si dhe vënien në dispozicion të të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj gjyqtares znj. {…} gjatë punës së saj në sistemin e drejtësisë. 04.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
33. 30.11.2023 Kërkohet vënia në dispozicion të vendimit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masës disiplinore ndaj gjyqtares znj. {…} në vitin 1996, procesverbalin e mbledhjes për këtë çështje, si dhe pjesëmarrësit në këtë mbledhje me emër dhe funksion përkatës. 04.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
34. 04.12.2023 Kërkohet vendosja në dispozicion të praktikës së ndjekur për gjyqtaren {…} mbi largimin e saj nga detyra nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasojat e këtij vendimi, përbërjen e ish-KLD dhe funksionimin e tij në vitin 1996. 05.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
35.

06.12.2023 (E-mail)

Kërkesë për informacion, lidhur me procesverbalet e mbledhjeve të ish-KLD dhe listëprezencën e personave që kanë marrë pjesë në mbledhje, me funksionin përkatës, për miratimin e vendimit nr. 7, datë 08.02.1996 dhe vendimi nr. 8, datë 23.08.1996. 15.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
36. 06.12.2023 Kërkesë për vënie në dispozicion të dokumentacionit dhe historikut në lidhje më procedimin disiplinor ndaj gjyqtares znj. {…} në vitin 1996. 15.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
37. 11.12.2023 Kërkesë për informacion, për vënie në dispozicion të një kopje të jetëshkrimit të përditësuar me të dhënat e fundit për gjyqtaren znj. Arnisa Këlliçi. 22.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
38. 22.12.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, lidhur me emrin e kompanisë, e cila ka fituar tenderin që merret me organizimin e shortit elektronik për gjyqtarët që caktohen për çështjet të ndryshme në të gjitha shkallët e Gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë, vlerën financiare të tenderit dhe afatet për realizimin e shortit elektronik. 28.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Aprovuar Falas
39. 22.12.2023 (E-mail) Kërkesë për informacion, rreth numrit të çështjeve të organizuara me short manual kur sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve nuk ka funksionuar në mënyrë të dokumentuar për vitin 2018, 2019, 2020, 2021, 2022 dhe për periudhën 1 janar 2023-22 dhjetor 2023, në të gjitha shkallët e gjykimit. 29.12.2023  Bashkëlidhur Përgjigja Deleguar pranë gjykatave Falas
Back to top