Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

 

Nr. Rendor Data e kërkesës  Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të  kërkesës Tarifim

/rimbursim

 

Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve Data e regjistrimit të kërkesës Identifikon llojin e kërkesës në bazë të objektit të saj. Data e kthimit të përgjigjes

 

Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) të informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.
1. 07.01.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, mbi ecurinë e plotësimit të vakancave në sistemin gjyqësor A.H

‘Top Channel”

Kthim përgjigje (me shkresë)

07.01.2021

Aprovuar Falas
2. 07.01.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, mbi ecurinë e plotësimit të vakancave në sistemin gjyqësor  A.R “DW” Kthim përgjigje (me shkresë)

07.01.2021

Aprovuar Falas
3. 14.01.2021

(E-mail)

Regjistruar në protokoll me datë 25.01.2021

Kërkesë për informacion, për emërimet dhe miratimin e  rregullave standard për Gjykatën e Lartë.  D.M “Qendra R.S” Kthim përgjigje (me shkresë)

15.02.2021

Aprovuar

(Kërkesë për kohë me E-mail datë 05.02.2021)

Falas
4. Dt. 20.01.2021

(E-mail)

Shkresë me datë 21.01.2021

Kërkesë për informacion, I.SH.SH në lidhje me CV e përditësuar për disa gjyqtarë. Kthim përgjigje (me shkresë)

29.01.2021

Aprovuar

 

Falas
5. Dt. 26.01.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, mbi vakancat në sistemin gjyqësor M.P

‘Zëri i Amerikës”

Kthim përgjigje (me shkresë)

29.01.2021

Aprovuar Falas
6. Dt. 29.01.2021

(Shkresë)

Kërkesë për informacion, mbi një vendimmarrje të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga G.R. Kthim përgjigje (me E-mail)

09.02.2021

I nderuar!

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me shkresën nr. 6307/6 prot., datë 08.02.2021, nëpërmjet adresës postare, “BULEVARDI “{…}”, {…}” ju ka kthyer përgjigje, bashkëlidhur së cilës është përgjigjja e dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr. {…} prot., datë 02.02.2021, protokolluar pranë KLGJ-së me nr. {…} prot., datë 03.02.2021.​

 

Aprovuar Falas
7. Dt. 10.02.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, në lidhje me pjesëmarrjen në një seancë gjyqësore, në Gjykatën e Apelit Administrativ, nga A.R. Kthim përgjigje (me E-mail)

16.02.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion të datës 10.02.2021, me aktin nr. 672 Prot., datë 10.02.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Referuar verifikimeve të kryerja nga ana jonë për gjykatat Administrative në portalin gjykata.gov.al, në datën 12 shkurt 2021, rezulton se shfaqen të dhëna të përditësuara. Sa i përket trajtimit të kërkesave për të qenë prezent në seancat gjyqësore, ju bëjmë me dije se KLGJ, me vendimin Nr. 280, datë 10.12.2019, ka caktuar 8 gjyqtarët për mediat, në çdo juridiksion apeli, kontaktet e të cilëve  ​gjenden në faqen zyrtare të Këshillit në linkun:  http://klgj.al/wp-content/uploads/2021/09/KONTAKTET-E-GJYQTAR%C3%8BVE-P%C3%8BR-MEDIAN-1.pdf. Për gjykatat Administrative, gjyqtare për mediat është znj. Lindita Sinanaj, me adresë elektronike lindita.sinanaj@gjykata.gov.al, të cilës duhet ti drejtoheni me kërkesë për çdo informacion në lidhje me gjykatat nën juridiksionin e Gjykatës së Apelit Administrativ.

 

Aprovuar Falas
8. Dt. 11.02.2021

(Shkresë)

 

Kërkesë për informacion, I.SH.SH në lidhje me CV e përditësuar për disa gjyqtarë. Kthim përgjigje (me shkresë)

19.02.2021

Në përgjigje të shkresës tuaja, protokolluar me tonën nr. 706 prot., datë 11.02.2021 pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëpërmjet të cilës kërkoni vënien në dispozicion të informacionit për akses publik në lidhje me dosjen personale të gjyqtarëve:

Ju informojmë, në bazë të të dhënave që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore, dosja personale e gjyqtarëve dhe për aq sa lejon ligji nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, bashkëlidhur gjeni formularët publik me të dhënat profesionale mbi shkollimin, karrierën dhe kualifikimet për gjyqtarët {…} {…} {…} {…} dhe {…}

 

Aprovuar Falas
9. Dt. 16.02.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, në lidhje me drejtuesin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës. K.SH.H Kthim përgjigje (me E-mail)

19.02.2021

Përshëndetje!

 

Zv. Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është z. Markelian Koca. Zoti Koca, në mungese të një Kryetari të zgjedhur ushtron kompetencat e Kryetarit.

Gjithashtu ju bëj me dije se informacion të detajuar gjeni në portalin gjykata.gov.al.

 

Aprovuar Falas
10. Dt. 16.02.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, për njohjen me një dokument të disponuar nga KLGJ, ABC NEWS G.D. Kthim përgjigje (me E-mail)

17.02.2021

E nderuar znj. {…}

 

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, bashkëlidhur shkresa fizike sipas kërkesës tuaj të datës 16.02.2021, regjistruar me numër rendor 280, datë 16.02.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 780 Prot., datë 16.02.2021.

 

Aprovuar Falas
11. Dt. 23.02.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, në lidhje me një vendim të KLGJ. Avokat M.D Kthim përgjigje (me shkresë)

04.03.2021

I nderuar z. {…}

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion të datës 23.02.2021, regjistruar me aktin nr. 843 Prot., datë 23.02.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Lidhur me publikimin e vendimit nr. 61, datë 16.02.2021, të anonimizuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zbaton detyrimin që buron nga neni 98 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për publikimin në faqen zyrtare të akteve administrative individuale, vetëm pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.​

Aprovuar Falas
12. Dt. 25.02.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, për procedimin dhe vendimin e KLD-së për një gjyqtare. Gazetari A.D. Kthim përgjigje (me shkresë)

05.03.2021

I nderuar z. {..}

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion të datës 25.02.2021, regjistruar me aktin Nr. 911 Prot., datë 25.02.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, po ju vendosin në dispozicion bashkëlidhur kësaj shkrese, informacionin si më poshtë vijon:

Procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

Kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtares znj. {…}.

 

Vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore  për gjyqtaren znj. {…}.

 

Aprovuar Falas
13. Dt. 02.03.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, për disa vendime në lidhje me disa masa disiplinore për ish-gjyqtarë.  D.M “Qendra R.S” Kthim përgjigje (me shkresë)

16.03.2021

Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion ardhur me e-mail, datë 02.03.2021, regjistruar me aktin nr. 4089/4 prot., datë 02.03.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë vijon:

  • Cilët nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) kanë qenë të emëruar si gjyqtarë në sistemin gjyqësor?

Referuar në dhënat që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) që kanë qenë të emëruar si gjyqtarë në sistemin gjyqësor janë: znj. Alma  Vokopola Faska, znj. Fierdes Shuli, znj. Ina Rama, z. Sokol Çomo, znj. Natasha Mulaj dhe z. Luan Daci.

  • Cilët nga këto anëtarë ka marrë masë disiplinore në kohën e ushtrimit të funksionit të gjyqtarit?

Referuar të dhënave arkivore të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Regjistrit Themeltar të Ministrisë së Drejtësisë, kopje e njësuar e të cilit ndodhet edhe në KLGJ, dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ka vendime për masa disiplinore për:

  • {…} me vendimin nr.6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  • {…} me vendimin nr. 8 datë 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Aprovuar Falas
14. Dt. 14.03.2021

(E-mail)

Prot., me 16.03.2021

Kërkesë për informacion, për disa vendime në lidhje me denoncime për gjyqtarët. MNC-TV,  A.LL. Aprovuar Falas
15. Dt. 17.03.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion, mbi vakancat në sistemin gjyqësor GJKKO Euronews Albania Kthim përgjigje (me shkresë)

07.04.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion të datës 17.03.2021, regjistruar me aktin nr. 1180 Prot., datë 17.03.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

  • Sa është numri i gjyqtarëve aktual në detyrë në raport me organikën totale, shkallën e parë dhe apel ?

Referuar Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 7818, datë 16.11.2012, i ndryshuar, numri i gjyqtarëve në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit është 389, si vijon:

Në gjykatat e shkallës së parë, sipas dekretit janë 287 gjyqtarë, në organikë janë 269 gjyqtarë.

Në gjykatat e apelit, sipas dekretit janë 102 gjyqtarë, në organikë janë 70 gjyqtarë.

 

Aprovuar Falas
16. Dt. 23.03.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me masat e marra nga KLGJ, për mbarëvajtjen e punës së Kolegjit Zgjedhor. ISP Kthim përgjigje (me shkresë)

29.03.2021

Pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor është depozituar kërkesa juaj, protokolluar me nr. 1264 Prot., datë 23.03.2021, ku kërkoni informacion në lidhje me masat e marra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për Kolegjin Zgjedhor, në kushtet e pandëmisë Covid -19. Aprovuar Falas
17. Dt. 01.04.2021

(E-mail)

Kërkesë për listën e të gjithë gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, adresat elektronike etj. E.Q

 

Kthim përgjigje (me shkresë)

14.04.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e studios tuaj ligjore, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion të datës 01.04.2021, regjistruar me numër rendor 17, datë 01.04.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 1402 Prot., datë 01.04.2021, referuar Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, po ju vendosim në dispozicion bashkëlidhur kësaj shkrese, informacionin si më poshtë vijon:

Adresa zyrtare e e-mail për çdo gjyqtar në gjykatat e Rretheve Gjyqësore dhe të Apeleve është: emër.mbiemër@gjykata.gov.al. Adresa zyrtare e e-mail për çdo gjyqtar të Gjykatës së Lartë është: emër.mbiemër@gjykataelarte.gov.al.

Lista bashkëlidhur me informacionin e kërkuar.

Aprovuar Falas
18. Dt. 02.04.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion dhe për intervistë në lidhje me veprimtarinë e Këshillit për vitet e para të funksionimit. A.LL Kthim përgjigje (me shkresë)

16.04.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, në përgjigje të kërkesës për informacion të datës 02.04.2021, regjistruar me numër rendor 18, datë 02.04.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 1411 Prot., datë 02.04.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

 

Në përmbushje të detyrave kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, si një ndër institucionet e qeverisjes të sistemit gjyqësor, me kompozim dhe funksione të reja, përgjatë rrugëtimit të tij 2 vjeçar, përjetoi sfida të qenësishme, për të menaxhuar një sistem gjyqësor në riorganizim dhe për të garantuar një drejtësi efikase dhe pa vonesa për qytetarët. Gjatë dy viteve të ekzistencës së tij, pavarësisht problematikave të mbartura të sistemit gjyqësor dhe fatkeqësitë natyrore shkaktuara nga tërmeti i fund vitit 2019 dhe pandemia globale Covid-19, në vitin 2020, Këshilli arriti të ruaj ritmin e veprimtarisë së tij në kuadër të përmbushjes së kompetencave kushtetuese, ligjore edhe strategjike. Në veprimtarinë e tij, Këshilli është udhëhequr nga parime themelore të tilla si pavarësia, integriteti, profesionalizmi, paanshmëria dhe llogaridhënia, në funksion të së cilave, gjatë dy viteve.

Aprovuar Falas
19. Dt. 06.04.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me masën disiplinore të një gjyqtareje nga ish-KLD. J.K Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion ardhur me e-mail, datë 05.03.2021, regjistruar me aktin nr. 1419 prot., datë 06.04.2021, përmes të cilës kërkoni kopje të vendimit nr. 8 datë 23.08.1996, të KLD-së, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë vijon:

 

Bazuar në të dhënat arkivore të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Regjistrit Themeltar të Ministrisë së Drejtësisë, kopje e njësuar e të cilit ndodhet edhe në KLGJ, dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndaj znj. {…} është marrë masë disiplinore, konfirmuar me vendimin nr. 8 datë 23.08.1996 të KLD-së.

Aprovuar Falas
20. Dt. 11.05.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion për lejimin e ndjekjes së seancave gjyqësore në gjykatat e posaçme nga mediat, gjatë pandemisë. G.D Kthim përgjigje (me shkresë)

18.05.2021

Aprovuar Falas
21. Dt. 11.05.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion mbi rregullimet ligjore për mbarimin e statusit të magjistratit. Media C Kthim përgjigje (me shkresë)

19.05.2021

Aprovuar Falas
22. Dt. 14.05.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion sa gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen në vitin 2021. A.D Kthim përgjigje (me shkresë)

19.05.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë tuaj, në përgjigje të kërkesës për informacion të datës 14.05.2021, regjistruar me numër rendor 22, datë 14.05.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 2190 Prot., datë 14.05.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, po ju përcjellim informacionin e mëposhtëm:

Me vendimin Nr.13, datë 21.01.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes, të {…}

Me vendimin Nr.61, datë 16.02.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të deklarojë  mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes, të {…}

Me vendimin Nr.148, datë 08.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes, të {…}

Me vendimin Nr.161, datë 14.04.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes, të {…}

Me vendimin Nr.184, datë 07.05.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes, të {…}

Me vendimin Nr.185, datë 07.05.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes, të {…}

Aprovuar Falas
23. Dt. 19.05.2021

(Shkresë)

Kërkesë për vënien në dispozicion të regjistrimeve audio dhe/ose procesverbaleve të plota të mbledhjeve të KLGJ-së, të datave 16.01.2021, 28.09.2021, 19.10.2021 dhe 13.11.2021, nga V.K, për dijeni  Komisioneri Kthim përgjigje (me shkresë)

25.05.2021

Aprovuar Falas
24. Dt. 24.05.2021

(E-mail)

Kërkesë për vënien në dispozicion të llogarive bankare të gjykatave. E.Q Kthim përgjigje (me shkresë)

09.06.2021

Në përgjigje të kërkesës tuaj datë 24.05.2021, mbi pajisjen me numrin e llogarive të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe gjykatave të apelit në Republikën e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se:

Institucionet shtetërore buxhetore, pjesë e të cilave janë edhe gjykatat, nuk funksionojnë me llogari të thjeshta bankare, por me llogari thesari. Në këtë kuptim është e detyrueshme, përveç rasteve kur pagesa bëhet me pulla poste, marrja në gjykatë e modelit tip “faturë për arkëtim” nga gjykata. Kjo fature, ka të përcaktuar kodin e institucionit dhe kodin e llogarisë së gjykatës sipas degës respektive të thesarit dhe vetëm me këta elementë të domosdoshëm, bëhet e mundur pagesa në llogarinë e thesarit.

Për lehtësi të punës tuaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka të publikuar në faqen web të saj, modelin e faturës tip, tek rubrika; buxheti dhe prokurimet/financa/ fatura për arkëtim, e cila është e vulosur dhe mund të shkarkohet e printohet nga çdo i ineresuar për të kryer veprime, pa shkuar në gjykatë. Për më tepër link:

previewdoc.php (gjykatatirana.gov.al)

KLGJ-ja është duke punuar që ky model të aplikohet në të gjitha gjykatat.

Aprovuar Falas
25. Dt. 01.06.2021

(E-mail)

Kërkesë për procedurat ligjore të përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së

ISP

Kthim përgjigje (me shkresë)

09.06.2021

Aprovuar Falas
26. Dt. 09.06.2021

(E-mail)

Kërkesë për sqarim në lidhje me Kthim përgjigjen e datës 09.06.2021, për vënien në dispozicion të llogarive bankare të gjykatave. E.Q Kthim përgjigje (me shkresë)

17.06.2021

Veprimtaria ekonomike dhe financiare e gjykatës, si për çdo njësi shpenzuese, është e mbështetur kryesisht në ligjin nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar si dhe një sërë aktesh nënligjore rregullatore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sipas përcaktimit në pikën 5, të nenit 3, të Ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor është “Njësi e qeverisjes qendrore” dhe ka si veprimtari parësore përmbushjen e funksioneve të qeverisjes qendrore.

Sipas përcaktimit në pikën 8, të neni 3, të Ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, Gjykata është “Njësi shpenzuese” dhe si e tillë është përgjegjëse për kryerjen e veprimtarisë së saj ekonomike dhe financiare, sipas rregullave dhe parashikimeve në aktet ligjore e nënligjore.

Kuvendi, me ligj të veçantë, miraton të ardhurat dhe fondet buxhetore vjetore për njësitë e qeverisjes qendrore, në rastin tonë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, i cili në zbatim të pikës “dh”, të nenit 61, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar,  shprehet me vendim, për detajimin e buxhetit vjetor, për çdo njësi shpenzuese (gjykatë).

Pas miratimit të këtij detajimi të fondeve buxhetore vjetore për çdo njësi shpenzuese, nga Nëpunësi i parë autorizues (Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë), këto fonde reflektohen në sistemin e thesarit.

Çdo njësi shpenzuese (gjykatë), kryen veprimtarinë e saj ekonomike dhe financiare, nëpërmjet degës së thesarit përkatëse si dhe duke respektuar sistemin e dy nënshkrimeve, nëpunësit autorizues dhe nëpunësit zbatues ( kryetarit të gjykatës dhe punonjësit përgjegjës për financat në gjykatë).

Bazuar në aktet ligjore për menaxhimin e buxhetit dhe kontrollit financiar në Republikën e Shqipërisë, gjykatat janë njësi shpenzuese më vete, janë të pavarura në veprimtarinë e tyre ekonomike financiare, janë të detyruara të zbatojnë të gjitha aktet ligjore në fuqi dhe nga ana tjetër, auditohen nga Njësia e qeverisjes qendrore ( Këshilli i Lartë Gjyqësor).

Për sa më sipër, fatura për arkëtim, ashtu sikurse çdo dokument tjetër financiar i nxjerrë nga gjykata,  duhet të jetë e nënshkruar nga nëpunësi autorizues dhe nëpunësi zbatues i saj, si dhe i vulosur për të qenë i plotësuar në të gjitha kriteret për tu ekzekutuar nga institucionet e tjera.

Në këtë kuptim, nuk ka asnjë vlerë, thjesht modeli i faturës për arkëtim, i cili mund tu vihej në dispozicion, pa elementet e përmendur më sipër për tu bërë i ekzekutueshëm.

 

Aprovuar Falas
27. Dt. 14.06.2021

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me Raportin e monitorimit të Planit Strategjik (2019-2020) Në proces Aprovuar

 

 

 

Falas
28 Dt. 22.06.2021

 

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me Raportin vjetor të KLGJ-së, Qendra R. (D.M) Kthim përgjigje (me shkresë)

28.06.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion ardhur me e-mail, datë 22.06.2021, regjistruar me aktin nr. 2970 prot., datë 22.06.2021, me anë të së cilës kërkoni në mënyrë elektronike një kopje të raportit vjetor të sistemit gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020.

Sa më sipër, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije se Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 29.04.2021, me vendimin nr. 176 datë 29.04.2021, miratoi raportin vjetor të sistemit gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020.

 

Vendimi dhe raporti vjetor i sistemit gjyqësor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020, gjenden në lidhjet e mëposhtme:

http://klgj.al/wp-content/uploads/2021/04/VENDIM-Nr.-176-dat%C3%AB-29.04.2021-P%C3%8BR-MIRATIMIN-E-%E2%80%9CRAPORTI-VJETOR-I-SISTEMIT-GJYQ%C3%8BSOR-DHE-K%C3%8BSHILLIT-T%C3%8B-LART%C3%8B-GJYQ%C3%8BSOR-P%C3%8BR-VITIN-2020%E2%80%9D.pdf

http://klgj.al/raporti-vjetor-klgj-2020/

Aprovuar Falas
29 Dt. 12.07.2021

 

(Shkresë)

Birn, kërkesë për procesverbalin regjistrimin audio, (të mbledhjes së KLGJ-së, datë 06.07.2021) E.H Kthim përgjigje (me shkresë)

 

Duke shprehur konsideratën për Ju dhe median në të cilën ushtroni profesionin, në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me numër rendor 29, datë 12.07.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 3302 Prot., datë 12.07.2021, përmes të cilës kërkoni regjistrimin audio dhe procesverbalin e mbledhjes së datës 06.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim regjistrimin audio të mbledhjes së datës 06.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Gjithashtu, ju informojmë se mbledhja e datës 06.07.2021, në përputhje me nenin 69, pika 2, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, prej datës 07.07.2021, është publikuar në faqen zyrtare të internetit në linkun: http://klgj.al/regjistrimi-audio/ dhe është i aksesueshëm për çdo vizitor apo palë të interesuar. Ndërkohë, procesverbali me përmbledhjen e diskutimeve të mbledhjes së datës 06.07.2021 do ju vihet në dispozicion menjëherë, në formën shkresore, pasi të miratohet nga mbledhja plenare e KLGJ-së.

Aprovuar Falas
30 Dt. 16.07.2021

 

(Shkresë)

 

Studio Ligjore Q. & Associates, me anë të cilës kërkon ti vendoset   në dispocion lista me emrat dhe e-mail zyrtare të kancelarëve dhe kryesekretarëve te çdo gjykate nën juridiksionin e KLGJ. Kthim përgjigje (me shkresë)

29.07.2021

Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion të datës 16.07.2021, referuar Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, po ju vendosim në dispozicion bashkëlidhur kthim përgjigjen me nr. 3413/1 prot., date 29.07.2021.

Lista e plotë me emrat dhe kontaktet e zyrtarëve të gjykatave.

Aprovuar Falas
31 Dt. 22.07.2021

 

(E-mail)

Agjencia e lajmeve on-line “Boldnews.al”, kërkesë për informacion mbi numrin e gjyqtareve për të cilët KLGJ, ka kryer vlerësim etik-profesional dhe sa vlerësime ka kryer KLD, për periudhën 2013-20105. M.B Kthim përgjigje (me e-mail)

06.08.2021

Duke shprehur konsideratën për Ju dhe median në të cilën ushtroni profesionin, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion regjistruar me numër rendor 31, datë 22.07.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 3534 Prot., datë 22.07.2021, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bazë dhe për zbatim të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, me vendimin nr. 263 datë 21.11.2019 miratoi rregullat që plotësojnë skemën e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, me qëllim vlerësimin e gjyqtarëve të caktuar në një pozicion në gjykatë, të cilët kanë ushtruar detyrën e gjyqtarit gjatë periudhës së vlerësimit. Si pjesë përbërëse e skemës së vlerësimit KLGJ, me anë të vendimit 264, datë 21.11.2019 miratoi metodologjinë e pikëzimit me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit të gjyqtarëve. Ndërkohë me vendimin nr. 316, datë 19.12.2019 janë miratuar tabelat standarde me të dhëna statistikore të nevojshme për efekt të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve.

Pas plotësimit të paketës së akteve nënligjore dhe rregullatore mbi sistemin e vlerësimit etik dhe profesional, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka arritur të zhvillojë, deri më tani, procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të 21 gjyqtarëve për periudhat e vlerësimit 2013-2016 (për efekt gradimi) dhe për periudhën e vlerësimit viti 2019 (pra secili gjyqtar ka 2 raporte vlerësimi, në total 42 raporte). Rezulton se janë 31 raporte me vlerësimin e përgjithshëm “Shkëlqyeshëm” dhe 11 raporte me vlerësimin e përgjithshëm “Shumë mirë”.

Referuar pyetjes tuaj për numrin e gjyqtarëve, për të cilët ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka kryer vlerësim etik dhe profesional, bazuar në legjislacionin në fuqi në atë kohë, për periudhën 2013-2015, ju informojmë se ish-KLD-ja gjatë viteve 2013-2015, ka miratuar 434 aktet e vlerësimit etik dhe profesional (vendime) të cilat u përkasin 309 gjyqtarëve. Këto akte vlerësimi i korrespondojnë veprimtarisë së gjyqtarëve në vitet (raunde vlerësimi) 2005-2006, 2007-2009 si dhe vlerësimit me procedurë të përshpejtuar.

 

Gjatë vitit 2013 nga ish-KLD janë miratuar akte vlerësimi për 208 gjyqtarë; gjatë vitit 2014 janë miratuar akte vlerësimi për 99 gjyqtarë dhe gjatë vitit 2015 janë miratuar akte vlerësimi për 127 gjyqtarë.

 

Ndërkohë, lidhur me kërkimin tuaj për mënyrën e vlerësimit të gjyqtarëve nga ish-KLD sipas kategorive/nivelit të vlerësimit, në 434 aktet e vlerësimit rezulton se, 356 akte vlerësimi janë nivelin “Shumë mirë” për 263 gjyqtarë; 75 akte vlerësimi janë në nivelin “Mirë” për 63 gjyqtarëve; 3 akte vlerësimi në nivelin “Pranueshëm” për 3 gjyqtarë dhe nuk rezulton akt vlerësimi në nivelin “i paaftë”.

Aprovuar Falas
32 Dt. 27.07.2021

 

(E-mail)

Kërkesë nga Birn-Albania, mbi situatën aktuale në gjykata, pritshmërinë për të ardhmen dhe stadi në të cilin ndodhet propozimi për hartën e re gjyqësore. A.B. Kthim përgjigje (me e-mail)

 

06.08.2021

Duke shprehur konsideratën për Ju dhe median në të cilën ushtroni profesionin, në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me numër rendor 32, datë 27.07.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 3677 Prot., datë 27.07.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

 

Referuar Dekretit të Presidentit të Republikës nr.7818, datë 16.11.2012, i ndryshuar, numri i gjyqtarëve në gjykatat nën juridiksionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor është 408 gjyqtarë, nga të cilët ushtrojnë detyrën efektivisht 247 gjyqtarë. Më konkretisht:

Në gjykatat e shkallës së parë, sipas dekretit janë 287 gjyqtarë, aktualisht ushtrojnë detyrën dhe japin vendime 197 gjyqtarë. Në gjykatat e apelit, sipas dekretit janë 102 gjyqtarë, aktualisht ushtrojnë detyrën dhe japin vendime 41 gjyqtarë. Në Gjykatën e Lartë, sipas dekretit janë 19 gjyqtarë, aktualisht ushtrojnë detyrën dhe japin vendime 9 gjyqtarë.

Nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, deri në datën 31 korrik 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar 61 gjyqtarë dhe ka pezulluar nga detyra me detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit nga Shkolla e Magjistraturës, 1 gjyqtar. Këta gjyqtarë paguhen në masën 75% të pagës dhe u ruhet vendi deri në përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, (deri sa Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) të shprehet me vendim të formës së prerë).

 

Prej janarit 2017, deri më 31 korrik 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar me vendim të formës së prerë 39  gjyqtarë. Ndërsa 48 gjyqtarë, janë larguar nga sistemi gjyqësor si pasojë e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjeve dhe daljes në pension.

 

Në përmbushje të detyrave kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, veç konsolidimit të gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe rifunksionalizimin e Gjykatës së Lartë, po vijon punën intensive për emërimin e gjyqtarëve të rinj, vijimin me ritme të larta të procesit të vlerësimit etik dhe profesional për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për vendet vakante, rritjen e  efikasitetit të sistemit gjyqësor, rritjen e transparencës në vendimmarrje dhe përmirësimin e administrimit të gjykatave. Për të konsultuar angazhimet dhe punën voluminoze të Këshillit, referojuni raporteve vjetore dhe buletineve periodike, me informacion të detajuar për veprimtarinë e KLGJ-së, në faqen zyrtare të internetit, www.klgj.al.

 

Një nga angazhimet kryesore të Këshillit për vitin 2021, është miratimi dhe fillimi i zbatimit të hartës së re gjyqësore pas dakordësimit me Ministrinë e Drejtësisë dhe konsultimit me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorin e Përgjithshëm, dhe Ministrinë e Financave.

Aprovuar Falas
33 Dt. 21.09.2021

 

(E-mail)

 

 

Kërkesë A2 CNN, Lidhur me deklarimet publike të bëra nga deputetët për ndryshime kushtetuese mbi afatin fundor të organeve të rivlerësimit kalimtarë të

Gjyqtarëve, A.B.

 

Kthim përgjigje (me shkresë)

23.09.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë tuaj, në përgjigje të kërkesës për informacion të datës 21.09.2021, regjistruar me numër rendor 33, datë 21.09.2021, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 4261 Prot., datë 21.09.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim informacionin e mëposhtëm:

 

Në lidhje me kërkesën tuaj për reagimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me deklarimet publike të bëra nga deputetët për ndryshime kushtetuese mbi afatin fundor të organeve të vetingut, ju sqarojmë se Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të siguruar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë dhe nuk komenton deklarimet publike të bëra nga deputetët e cilësdo force politike qofshin. Referuar Ligjit Nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mendimin Ministrit të Drejtësisë në lidhje me projektaktet ligjore në fushën e drejtësisë, si organ i ngarkuar nga ligji për koordinimin, zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe të strategjisë sektoriale të sektorit të drejtësisë. Për sa kohë që nuk ka një projektakt ligjor të përcjellë nga Ministri i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të shprehet në lidhje me deklaratat për afatin fundor të organeve të vetingut.

 

Sa i përket pyetjes tuaj në lidhje me kapacitetet e KLGJ për të vijuar procesin e vetingut dhe për të shqyrtuar çështjet në një kohë të arsyeshme, ju sqarojmë se përveç burimeve njerëzore aktuale, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që të garantohet standardi i procesit të rregullt ligjor për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.

Aprovuar Falas
34 Dt. 27.09.2021

 

(E-mail)

Birn, Kërkesë qëndrim të anëtarëve të KLGJ-së, në lidhje me regjistrimin audio të mbledhjeve. V.K Kthim përgjigje (me shkresë)

29.09.2021

Duke shprehur konsideratën për Ju dhe median në të cilën ushtroni profesionin, në përgjigje të kërkesës tuaj, ardhur nëpërmjet postës elektronike, regjistruar me numër rendor 34, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr.  Prot., datë 27.09.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

 

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, nuk është organ monokratik, por një organ kolegjial, i përbërë nga 11 anëtar, në zbatim ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, vendimet dhe qëndrimet merren me shumicën e votave të anëtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, për publikimin e regjistrimeve audio dhe procesverbaleve, në çdo rast ka respektuar detyrimet ligjore, që rrjedhin nga neni 69 i ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. Në procesin e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, legjislacioni në fuqi, neni 32 i Ligjit nr. 96/2016, parashikon marrjen e informacioneve nga disa institucione kompetente për verifikimin e pasurisë dhe të figurës të subjekteve. Konkretisht kërkohen ndër të tjera informacione nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit  të Interesave, prokuroria, organet e administratës tatimore dhe doganore, apo dhe  shërbimet  shtetërore informative, etj. Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto insitucione, kanë përmbajtje të të dhënave personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta të dhëna të klasifikuara, mbledhjet e KLGJ-së, kur trajtohen këto materiale zhvillohen me dyer të mbyllura.

Në lidhje me procesverbalet e katër mbledhjeve, ju sqarojmë se përderisa KLGJ ka vendosur që dokumentacioni i verifikimit të kandidatëve, sa i përket përmbushjes së kritereve të figurës dhe të pasurisë, në kuadër të rekrutimit dhe ngritjes në detyrë, përmban të dhëna sensitive, sikurse edhe të dhëna personale të kandidatëve, Këshilli nuk i ka publikuar në faqen zyrtare të  internetit.

Aprovuar Falas
35 Dt. 12.10.2021

 

(E-mail)

MCN-TV, Kërkesë për informacion në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

R.M

Kthim përgjigje (me shkresë)

25.10.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 35, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 4669 Prot., datë 12.10.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, me anë të së cilës kërkoni një intervistë me një përfaqësues të KLGJ-së në lidhje me ecurinë e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, shprehim gatishmërinë për t’ju përcjellë çdo informacion që ju nevojitet për realizimin e misionit tuaj fisnik për informimin e publikut, në format shkresor. Neni 14§3 i ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, sanksionon se informacioni jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik, prandaj informacioni ju përcillet në format shkresor, pasi ligji nuk parashikon detyrimin për të dhënë intervistë. Mbetemi kurdoherë të gatshëm për të përcjellë çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm në përputhje me ligjin, në funksion të rritjes së transparencës së sistemit gjyqësor dhe informimit të publikut.​

 

Në lidhje me Gjykatën e Lartë, KLGJ ka miratuar të gjitha aktet nënligjore dhe rregulloret që i hapën rrugë fillimit të dy proceseve paralele që lidhen me rekrutimin e juristëve të spikatur dhe ngritjen në detyrë të gjyqtarëve brenda sistemit. Përveç plotësimit të kritereve ligjore për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, procedurat e vlerësimit të kandidatëve për emërim në Gjykatën e Lartë janë të lidhura ngushtë me përmbylljen e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve (Vettingut) dhe me vlerësimin periodik etiko-profesional të tyre (së paku 2 vlerësime). Këto të fundit konsiderohen si një parakusht për procedurat e ngritjes në detyrë.

 

Tashmë nëntë gjyqtarë ushtrojnë detyrën në Gjykatën e Lartë, duke kthyer kështu funksionalitetin  e saj. Këshilli, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë, ka hartuar një udhëzues për efikasitetin e Gjykatës së Lartë dhe zvogëlimin e çështjeve të prapambetura. Ky dokument, i cili parashikon një sërë masash konkrete, synon të adresojë situatën e krijuar në këtë gjykatë për shkak të numrit të konsiderueshëm të çështjeve të prapambetura.

Aprovuar Falas
36 Dt. 13.10.2021

 

(E-mail)

Birn, kërkesë për informacion në lidhje me zhvillimin e mbledhjes plenare të KLGJ-së, me dyer të mbyllura, për disa çështje. V.K Kthim përgjigje (me shkresë)

14.10.2021

Në procesin e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore, jo vetëm të kancelarëve në  detyrë, por dhe të kandidatëve për kancelarë, për këshilltar ose ndihmës ligjor, KLGJ ka për detyrë të verifikojë plotësimin nga kandidatët të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta, bazuar në nenet 53 dhe 83, të ligjit 98/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar. Në këtë kuadër KLGJ, ka miratuar vendimin nr. 424, datë 12.10.2020, në të cilin janë parashikuar procedurat që do të ndjekë ky organ për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit të kandidatit për kancelar, për këshilltar ose ndihmës ligjor.

Për këtë proces, Këshilli i Lartë Gjyqësor paraqet kërkesë për informacion për verifikimin e të dhënave dhe çdo shkaku tjetër përjashtues, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, prokurorisë, organeve publike financiare, Byrosë Kombëtare të Hetimit, shërbimeve shtetërore informative, si dhe çdo organi disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e mëparshme të punës të kancelarit. Nëse vlerësohet e nevojshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të kërkojë informacione shtesë nga institucione të tjera. Në kushtet kur dokumentacioni apo raportet që përcjellin këto institucione, kanë përmbajtje të të dhënave personale, konfidenciale, apo në raste të veçanta të dhëna të klasifikuara, KLGJ ka vendosur që mbledhjet plenare në të cilat shqyrtohen këto materiale të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Në procedurat e verifikimit të kandidatëve në përgjithësi, në kuadër të rekrutimit dhe ngritjes në detyrë, verifikimi përmban edhe të dhëna të klasifikuara “Sekret shtetëror”, sikurse edhe të dhëna personale të kandidatëve. Nisur nga kjo, në respektim të Ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dokumentacioni apo materialet nuk mund të shqyrtohen në mbledhje plenare të hapur, në kushtet kur nuk garantohet nga Këshilli përmbushja e detyrimeve për mbrojtjen dhe mospërhapjen e të dhënave të klasifikuara “Sekret shtetëror”, si dhe për mbrojtjen, ruajtjen, mospërhapjen dhe konfidencialitetin e të dhënave personale të kandidatëve, detyrime të cilat përcaktohen në këto ligje, por edhe në nenet 7 dhe 9, të Kodit të Procedurave Administrative. Për këtë shkak, shqyrtimi i rezultateve të verifikimit të kandidatëve bëhet në mbledhje plenare që zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, pa praninë e të tretëve.

Aprovuar Falas
 37 Dt. 14.10.2021 Ora News- Kërkesë për informacion në lidhje me procesin e verifikimit të një studenti të Shkollës së Magjistraturës,

E.Q

Kthim përgjigje (me shkresë)

21.10.2021

Aprovuar Falas
38 Dt. 14.10.2021

 

(E-mail)

Emisioni Stop,  Kërkesë për informacion në lidhje me procesin e verifikimit të një studenti të Shkollës së Magjistraturës,

publikuar edhe në emision. G.A

Kthim përgjigje (me shkresë)

22.10.2021

Aprovuar Falas
39 Dt. 18.10.2021

 

(E-mail)

Emisioni Stop Kërkesë për informacion shtesë, në kërkesën me numër rendor nr. 38.

G.A

Kthim përgjigje (me shkresë)

22.10.2021

Aprovuar Falas
 40 Dt. 18.10.2021

 

(shkresë)

Euronews-Albania, Kërkesë në lidhje me afatin fundor të strukturave që kryejnë procesin e rivlerësimit kalimtar, nga E.F Kthim përgjigje (me shkresë)

21.10.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë tuaj, në përgjigje të kërkesës për informacion regjistruar me numër rendor 40, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 4764 Prot., datë 18.10.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim informacionin e mëposhtëm:

 

Me synimin për të krijuar një sistem gjyqësor sa më efikas, duke prioritizuar aksesin në drejtësi për qytetarët, uljen e kostove, rritjen e cilësisë dhe performancës së duhur në dhënien e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka vlerësuar hartën gjyqësore si një nga prioritet e tij kryesore. Aktualisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vijuar punën me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa  procesi konsultimit vijon ende, por nuk ka një dokument përfundimtar, të dakordësuar, i cili më pas përcillet si bashkëpropozim, për t’u miratuar nga Këshilli i Ministrave. Informacion më i detajuar gjendet në buletinin informativ dhe në njoftimet mbi aktivitetet e drejtuesve të Këshillit në faqen zyrtare të internetit www.klgj.al.

 

Në lidhje me kërkesën tuaj për një qëndrim zyrtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor lidhur me  ndryshimet kushtetuese mbi afatin fundor të organeve të vetingut, ju sqarojmë se KLGJ është organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të siguruar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë dhe nuk komenton mbi nismat e depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar Ligjit Nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mendimin Ministrit të Drejtësisë në lidhje me projektaktet ligjore në fushën e drejtësisë, si organ i ngarkuar nga ligji për koordinimin, zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe të strategjisë sektoriale të sektorit të drejtësisë. Për sa kohë që nuk ka një projektakt ligjor të përcjellë nga Ministri i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të shprehet në lidhje me afatin fundor të organeve të vetingut. Sa i përket pyetjes tuaj, nëse KLGJ mund të vijojë procesin e vetingut, ju sqarojmë se përveç burimeve njerëzore aktuale, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që të garantohet standardi i procesit të rregullt ligjor për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.

Aprovuar Falas
41 Dt. 18.10.2021

 

(E-mail)

Birn, Kërkesë mbi rregullat e ndjekura nga gjykatat e posaçme në lidhje me zhvillimin seanca gjyqësore me dyer të mbyllura. B.GJ Kthim përgjigje (me shkresë)

21.10.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj, ardhur përmes postës elektronike, regjistruar me numër rendor 41, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 4781 Prot., datë 18.10.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me ligjin Nr. 30/2020, datë 16.4.2020, miratoi  Aktin Normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 25.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga Covid-19”.

 

Akti Normativ Nr. 9/2020, tashmë i miratuar me Ligjin Nr.30/2020, përmban disa kufizime, deri në përfundim të epidemisë Covid-19. Sa kohë që ky ligj është në fuqi dhe gjendja e epidemisë vazhdon, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe gjykatat nuk mund të vendosin rifillimin e veprimtarisë së plotë gjyqësore. Sa i përket vijimit të veprimtarisë gjyqësore, në kushtet aktuale të pandemisë, me vendimin nr.143, datë 22.4.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë në datën 27.4.2020, duke ngarkuar këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe në respektim të masave për kufizimin e përhapjes së Covid-19, sipas dispozitave të Aktit Normativ Nr. 9/2020. Vendimmarrja e KLGJ në lidhje me situatën e Covid-19,  gjendet në linkun e mëposhtëm:

 

http://klgj.al/covid-19/.

 

Sa i përket pyetjes në lidhje me veprimtarinë e gjykatave, ju bëjmë me dije se me vendimin Nr.280, datë 10.12.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar Gjyqtarët për Mediat, në çdo juridiksion apeli. Si rregull, çdo kërkesë nga ana e medias në lidhje me veprimtarinë e gjykatave duhet t’i drejtohet Gjyqtartit për Mediat të juridiksionit përkatës.

Sa i përket veprimtarisë së gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, ju informojmë se pas angazhimit të Këshillit dhe të Gjyqtares për Mediat, znj. Saida Dollani, janë marrë masa për garantimin e aksesit në seancat gjyqësore, për një numër të kufizuar të përfaqësuesve të mediave, duke respektuar me rigorozitet masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për të mundësuar lehtësimin e punës së administratës gjyqësore dhe marrjen e masave në kohë për të garantuar aksesin pa cenuar sigurinë shëndetësore, përfaqësuesit e mediave rekomandohet të bëjnë kërkesë zyrtare 24 orë përpara, për seancat gjyqësore për të cilat gjykohet se ka interes të posaçëm tek publiku.

Aprovuar Falas
 42 Dt. 21.10.2021

(shkresë)

Birn Albania, kërkesë për informacion nëse ka të punësuar pranë KLGJ-së, magjistratë që nuk e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtarë. E.H. Kthim përgjigje (me shkresë)

27.10.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me numër rendor 42, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 4868 Prot., datë 21.10.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë Gjyqësor nuk rezulton asnjë i punësuar, ndaj të cilit organet e rivlerësimit kalimtar të kenë vendosur shkarkimin nga detyra, apo të jetë dorëhequr përpara se t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit kalimtar.

Për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, me vendimin nr. 35, datë 23.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit për z. Ndue Gjura, Nëpunës i Njësisë së Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve, ndërsa me vendimin nr. 425, datë 12.10.2020, Këshillit i Lartë Gjyqësor ka deklaruar mbarimin e statusit të magjistratit, për z. Fatbardh Çoniku, Nëpunës i Njësisë së Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve.

Aprovuar Falas
43 Dt. 26.10.2021

 

(E-mail)

Zëri Amerikës (VOA), kërkesë mbi procedurat që ndoqi KLGJ, në lidhje me pezullimin e procedimit disiplinor ndaj dy

Magjistratëve. A.M

Kthim përgjigje (me shkresë)

29.10.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 43, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 4943 Prot., datë 26.10.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në seancën plenare të datës 25.10.2021, vendosi pezullimin e procedimit disiplinor të filluar ndaj magjistratëve z. Petrit Aliaj dhe z. Nazmi Troka, me detyrë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Vlorë, deri në përfundimin e procedurës së rivlerësimit kalimtar, me vendim të formës së prerë.

 

Vendimi i sipërcituar është mbështetur në nenin 147, pika 1 dhe nenin 147/a, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 145, në lidhje me nenin 126, të Ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar (Ligji për Statusin), në nenin 86, shkronja “e” dhe në nenin 97, pika 1, shkronja “a” dhe pika 3, të Ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 66 të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë.

 

Ligji për Statusin ka rregulluar edhe pezullimin e procedimit disiplinor në nenin 145, dispozitë kjo që referon në nenin 126 të tij, që bën fjalë për pezullimin e hetimit disiplinor. Në shqyrtimin e këtij procedimi disiplinor, Këshilli ka marrë në konsideratë edhe faktin se z. Aliaj, i është nënshtruar procesit të rivlerësimit kalimtar në kuadër të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, objekt i veprimtarisë së të cilit është pikërisht verifikimi i kërkesave kushtetuese për vijimin e mbajtjes prej tij të statusit të magjistratit, ndonëse shkelja e dyshuar disiplinore në rastin konkret nuk lidhet me faktet objekt i procesit të rivlerësimit kalimtar ndaj tij. Por, pavarësisht kësaj, duhet theksuar se procesi i rivlerësimit kalimtar, si një masë e jashtëzakonshme dhe me karakter të përkohshëm, e ngritur nga kushtetutëbërësi në rang kushtetues, nuk është një rrethanë, pjesë e rregullimeve të përhershme ligjore në Ligjin për Statusin lidhur me përgjegjësinë disiplinore të magjistratëve, kjo në mënyrë të vetëkuptueshme për shkak të përkohshmërisë së zbatimit të tyre.

Aprovuar Falas
 44 Dt. 26.10.2021

 

(Shkresë)

Emisioni Stop kërkesë për informacion dhe kopje dokumentesh për një rast të publikuar G.A Kthim përgjigje (me shkresë)

05.11.2021

Aprovuar Falas
45 Dt. 03.11.2021

 

(Shkresë

Komiteti Shqiptarë i Helsinkit, kërkesë për informacion për caktimin e gjyqtarëve në skemën e delegimit, etj., E.S Kthim përgjigje (me shkresë)

15.11.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e organizatës që ju drejtoni, në përgjigje të kërkesës për informacion regjistruar me numër rendor 45, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 5061 Prot., datë 03.11.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim bashkëlidhur informacionin e plotë (13 faqe), i cili gjendet edhe në faqen zyrtare të internetit www.klgj.al. Aprovuar Falas
46. Dt.03 .11.2021

 

(Shkresë)

Komiteti Shqiptarë i Helsinkit, kërkesë për informacion rreth konsultimeve për Hartën e re Gjyqësore. E.S Kthim përgjigje (me shkresë)

17.11.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e organizatës që ju drejtoni, në përgjigje të kërkesës për informacion regjistruar me numër rendor 46, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 5062 Prot., datë 03.11.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim informacionin e mëposhtëm:

 

Me synimin për të krijuar një sistem gjyqësor sa më efikas, duke mbajtur parasysh aksesin në drejtësi për qytetarët, uljen e kostove, rritjen e cilësisë dhe performancës së duhur në dhënien e drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka vlerësuar hartën gjyqësore si një nga prioritetet e tij kryesore. Aktualisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke vijuar punën me Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk ka ende një dokument përfundimtar, të dakordësuar, i cili më pas të përcillet si bashkëpropozim, për t’u miratuar nga Këshilli i Ministrave. Në datën 16.10.2021, Kryetarja e Këshillit  të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami, së bashku me Zëvendëskryetarin z. Maksim Qoku dhe Ministrin e Drejtësisë, z. Ulsi Manja, zhvilluan një takim për të diskutuar mbi projektpropozimin e Hartës së Re Gjyqësore.

Në këtë takim u zhvilluan diskutime konstruktive mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore. Më pas do të vijojë konsultimi me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit, në përputhje me kriteret e përcaktuar në ligjin nr. 98/2016. Këshilli, duke pasur prioritet rritjen e transparencës dhe bashkëpunimit, është angazhuar në mënyrë konstante në procese konsultimi me institucione, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupe të tjera interesi, mbi çështje me rëndësi primare për reformën në drejtësi. Gjithashtu, Këshilli ka ndërmarrë çdo hap që grupet e interesit, publiku dhe çdo i interesuar të njoftohen rregullisht mbi aktivitetet në të gjitha mënyrat e mundshme që ka në dispozicion, përfshirë faqen zyrtare të internetit www.klgj.al, si dhe adresën zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’.

Grupi ndër-institucional i miratuar me urdhrin nr.78, datë 18.02.2019, të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për ngritjen e grupit institucional të punës për vlerësimin dhe riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave gjyqësore të gjykatave”, përbëhet nga tre anëtarë të KLGJ-së, dy përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, përfaqësues nga Gjykata e Lartë, dy  përfaqësues nga gjykatat e apeleve dhe tre përfaqësues nga gjykatat e rretheve gjyqësore. Gjithashtu, grupi teknik i punës, është asistuar nga partnerët ndërkombëtare, si Misioni  Euralius V, projekti “Drejtësi për të gjithë” – USAID, Këshilli i Evropës., etj.

Aprovuar Falas
47. Dt. 12.11.2021

 

(E-mail)

Kërkesë për informacion për verifikimin  kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e 3 kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Syri Televizion, B.K Kthim përgjigje (me shkresë)

25.11.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion të datës 12.11.2021, regjistruar me numër rendor 47, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 5252 Prot., datë 15.11.2020, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në përputhje me ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, zhvillon një proces rigoroz dhe të hollësishëm të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur. Procedura e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore, (në të cilën përfshihet edhe verifikimi i pasurisë dhe figurës) për të gjithë kandidaturat nga radhët e juristëve të spikatur, duke filluar nga kandidimi, deri në propozimin për emërim tek Presidenti i Republikës, gjendet e plotë në faqen zyrtare të internetit www.klgj.al.

Këshilli, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga neni 98 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar dhe nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe të parimit të transaprencës, ka publikuar në faqen zyrtare të akteve administrative individuale të gjitha praktikat e ndjekura, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore. Në vijim, ju përcjellim lidhjet (link) ku mund të aksesoni të gjithë procedurën e verifikimit, (në të cilën përfshihet edhe verifikimi i pasurisë dhe figurës), si dhe relacionet përkatëse për anëtarët e Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, z. Ervin Pupe dhe z. Ilir Panda.

Aprovuar Falas
48. Dt. 19.11.2021

 

(E-mail)

Emisioni Stop kërkesë për informacion dhe mbi verifikimin e një rasti të publikuar G.A Kthim përgjigje (me shkresë)

25.11.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë suaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 48, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 5324 Prot., datë 19.11.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Dita e premte është ditë pune zyrtare, për të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë. Bazuar në nenin 37, të ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, çdo gjyqtar për periudha të caktuara të vitit, në përputhje me listën e miratuar nga Kryetari i Gjykatës, qëndron në gatishmëri (përfshirë fundjavën dhe ditët e festave zyrtare) për gjykimet e rasteve urgjente.

Sa i përket pagesave për gjyqtarët, ju informojmë se veprimtaria ekonomike dhe financiare e gjykatës, si për çdo njësi shpenzuese, është e mbështetur kryesisht në ligjin nr.9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, si dhe një sërë aktesh nënligjore rregullatore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Sipas përcaktimeve të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, gjykata është “Njësi shpenzuese” dhe si e tillë është përgjegjëse për kryerjen e veprimtarisë së saj ekonomike dhe financiare, (përfshirë pagesën e rrogave për gjyqtarët dhe administratën) sipas rregullave dhe parashikimeve në aktet ligjore e nënligjore.

Në lidhje me pyetjen tuaj nëse është konstatuar shkelje etike dhe profesionale për një gjyqtare të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ju bëjmë me dije se neni 37 i ligjit nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, përcakton se kryetari i gjykatës mbikëqyr disiplinën në punë të gjyqtarëve dhe kërkon fillimin e hetimit kur dyshohet për shkelje disiplinore të gjyqtarëve në gjykatat e tyre. Gjithashtu, është detyrë e kryetarit të gjykatës të mbikëqyrë respektimin e etikës gjyqësore dhe të solemnitetit, për gjyqtarët.

Sa i përket procedurës së marrjes së masave disiplinore nga ana e KLGJ-së, ju informojmë se neni 147/d i Kushtetutës parashikon se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Prandaj, bazuar në dispozitat kushtetuese të mësipërme, KLGJ nuk mund të verifikojë kallëzimet apo të kryejë veprimtarinë e inspektimit për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, pasi nuk ka kompetencë. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk bën kërkesë për të nisur procedim disiplinor ndaj magjistratëve, por shqyrton në çdo rast kërkesat e ardhura nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Në çdo rast që Këshilli vihet në dijeni përmes denoncimeve/ankimeve për veprimtari në kundërshtim me ligjin të gjyqtarëve, informon palën e interesuar për sferën e kompetencave të veta dhe e orienton t’i drejtohet organeve kompetente.

Aprovuar Falas
49. Dt. 23.11.2021

 

 

(E-mail)

Birn Albania kërkesë për informacion, për zhvillimin e mbledhjeve me dyer të mbyllura. E H. Kthim përgjigje (me shkresë)

25.11.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me numër rendor 49, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 5387 Prot., datë 23.11.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

 

Në procedurat e verifikimit të kandidatëve në kuadër të rekrutimit dhe ngritjes në detyrë, verifikimi përmban edhe të dhëna të klasifikuara “sekret shtetëror”, sikurse edhe të dhëna personale të kandidatëve. Për këtë shkak, shqyrtimi i rezultateve të verifikimit të kandidatëve bëhet në mbledhje plenare që zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Këshillit, pa praninë e të tretëve. Përveç anëtarëve të Këshillit, në këto mbledhje merr pjesë vetëm një nëpunëse stenografe me qëllim mbajtjen e procesverbalit, e cila është pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Informacioni juaj se në këto mbledhje lejohen të marrin pjesë përfaqësues të programeve EURALIUS dhe OPDAT është i pasaktë. Për rrjedhojë, edhe pretendimi juaj se Këshilli i Lartë Gjyqësor vepron me standard të dyfishtë është i pabazuar.

 

Sa i përket pyetjes tuaj nëse KLGJ në rastin kur nuk lejon publikun dhe median gjatë gjithë mbledhjes plenare cenon të drejtën e informimit të garantuar nga Neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli, përveç sqarimit të arsyeve të zhvillimit të mbledhjeve me dyer të mbyllura që i ka përcjellë medias në të cilën ju ushtroni detyrën, ju fton të konsultohuni me qëndrimin e tij publik të datës 14 tetor 2021, në linkun: http://klgj.al/deklarate-2/ .

Aprovuar Falas
50. Dt. 24.11.2021

 

(Shkresë)

Instituti Shqiptar I Shkencës, kërkesë për informacion mbi të dhënat e disa gjyqtarëve. A.B

 

Kthim përgjigje (me shkresë)

07.12.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e organizatës që ju drejtoni, në përgjigje të kërkesës për informacion regjistruar me numër rendor 50, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 5394 Prot., datë 24.11.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim bashkëlidhur informacionin e plotë (13 faqe) i cili gjendet edhe në faqen zyrtare të internetit www.klgj.al.

 

Aprovuar Falas
51. Dt.26 .11.2021

 

(Shkresë)

 

 

Përcjellje për kompetencë, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në të cilën gjendet bashkëlidhur kërkesa për informacion e televizionit MCN.

 

Delegim për kompetencë (me shkresë)

09.12.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, ju bëjmë me dije se pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, është administruar shkresa me lëndë: “Përcjellje për kompetencë”, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, regjistruar me  aktin nr. 5430 Prot., datë 26.11.2021, në të cilën gjendet bashkëlidhur kërkesa për informacion e televizionit MCN.

Në kushtet kur informacioni i kërkuar nga televizioni MCN, nuk disponohet nga sektori i statistikave pranë KLGJ-së, referuar nenit 12, pika 2, të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, po ju dërgojmë për kompetencë dhe trajtim shkresën me nr. 5430 Prot., datë 26.11.2021. Informacioni ti dërgohet drejtpërdrejtë kërkuesit, i cili është për dijeni në këtë shkresë.

Aprovuar Falas
52. 03.12.2021

 

(E-mail)

Portali www.zoom.al kërkesë për informacion për numrin e divorceve për vitin 2020, në Republikën e Shqipërisë. A.K Kthim përgjigje (me shkresë)

13.12.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion regjistruar me numër rendor 52, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 5537 Prot., datë 03.12.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Informacioni i kërkuar nga ana juaj, është pjesë e raportimeve vjetore që gjykatat bëjnë sipas vendimit nr. 47, datë 11.02.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Referuar udhëzuesit të miratuar me këtë vendim, gjykatat raportojnë të dhënat për vitin 2021, brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës. Sa më sipër, sektori i statistikave pranë KLGJ-së, ka përpunuar të dhënat për vitin 2020, të cilat po jua bëjmë me dije si më poshtë vijon:

Në gjykatat e rretheve gjyqësore, nga viti 2019 janë mbartur për tu shqyrtuar në vitin 2020, 2661 çështje, ndërkohë në vitin 2020, janë regjistruar 6833 çështje të reja, nga të cilat kanë përfunduar 6033 çështje, ndërsa të mbartura për tu shqyrtuar në vitin 2021, kanë mbetur 3455 çështje.

Në gjykatat e apelit juridiksioni i përgjithshëm, nga viti 2019 janë mbartur në vitin 2020, 414 çështje, ndërkohë në vitin 2020,  janë regjistruar 278 çështje të reja, nga të cilat kanë përfunduar 230 çështje, ndërsa të mbartura për tu shqyrtuar në vitin 2021, kanë mbetur 462 çështje.

Aprovuar Falas
53. Dt. 15.12.2021

 

(Shkresë)

Instituti Shqiptar I Shkencës, kërkesë për informacion mbi të dhënat e disa gjyqtarëve. A.B

 

Kthim përgjigje (me shkresë)

31.12.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e organizatës që ju drejtoni, në përgjigje të kërkesës për informacion regjistruar me numër rendor 53, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin Nr. 5699 Prot., datë 15.12.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim bashkëlidhur informacionin e plotë (7 faqe).

 

Aprovuar Falas
54. Dt. 15.12.2021

 

(E-mail)

Portali www.zoom.al kërkesë për informacion për numrin e divorceve për vitin 2019, në Republikën e Shqipërisë. A.K Delegim për kompetencë (me shkresë)

17.12.2021

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë tuaj, ju bëjmë me dije se në Këshillin e Lartë Gjyqësor është administruar kërkesa e gazetarit z. Armand Kullau me lëndë: “Kërkesë për informacion: sa është numri i çështjeve me objekt zgjidhje martese për vitin 2019”, regjistruar me  aktin nr. 5708 Prot., datë 15.12.2021.

Në kushtet kur informacioni i kërkuar nga portali www.zoom.al nuk disponohet nga sektori i statistikave pranë KLGJ-së, referuar nenit 12, pika 2, të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju dërgojmë për kompetencë dhe trajtim shkresën me nr. 5708 Prot., datë 15.12.2021. Ju lutemi që informacioni t’i dërgohet drejtpërdrejt kërkuesit.

Aprovuar Falas
55. Dt. 21.12.2021

 

(E-mail)

Kërkesë për informacion, në lidhje me detyrat e lëna nga Kuvendi përmes rezolutës së miratuar për Këshillin e Lartë Gjyqësor, ISP D.T. Kthim përgjigje 07.01.2022 Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e organizatës që ju drejtoni, në përgjigje të kërkesës për informacion regjistruar me aktin Nr. 5784 Prot., datë 21.12.2021, referuar nenit 14§2§b të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju përcjellim bashkëlidhur informacionin e plotë. Informacioni gjendet edhe në faqen zyrtare të internetit www.klgj.al Aprovuar Falas
Back to top