Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim mbi vetëdeklarimin

Në zbatim të pikës 1, të kreut VI, të Vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njoftojmë të gjithë Gjyqtarët e Gjykatave të rretheve Gjyqsore, Gjykatave të shkallave të Para Administrative, Gjykatës së shkallës së Parë të krimeve të Rënda, Gjykatave të Apeleve, Gjykatës Administrative e Apelit, Gjykatës së Apelit për krimet e Rënda, që duke filluar nga data 29.3.2016 dhe në përputhje me afatet ligjore të procesit të vetëdeklarimit, të depozitojnë personalisht pranë Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues.

Për më shumë informacion rreth procesit të vetëdeklarimit, lutemi referojuni Vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 138/2015, të cilët i gjeni në faqen zyrtare të KLD-së në linkun:

LIGJ Nr. 138/2015 – “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE”

VENDIM Nr. 17/2016 – “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË DETAJUARA MBI ZBATIMIN E NDALIMEVE TË PARASHIKUARA NË LIGJIN NR. 138/2015”
Formularin e vetëdeklarimit  mund t’i shkarkoni më poshtë:

Formularët e vetëdeklarimit të funksionarëve publikë, gjyqtarë,magjistratë,inspektorë,staf publikuar në bazë të ligjit nr-138-2015-1-2

Back to top