Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ridvan Hado

ANËTAR

Biografia

Z. Ridvan Hado është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga rradhët e gjyqtarëve nga data 12.12.2021. Ai është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Përvoja e tij profesionale e punës përfshin funksione të ndryshme, si: Zv/kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë, gjyqtar në po të njëjtën gjykatë, gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ndihmës gjyqtar, Anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Konferencës Gjyqësore, si dhe Pedagog ne Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës. Z. Hado është dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen e mirënjohjes me motivacionin: “Për përkushtim në punë, integritet moral dhe përpjekje të vazhdueshme për ngritjen profesionale në përmbushje të detyrës së gjyqtarit.

Back to top