Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Naureda Llagami

KRYETARE

Biografia

Naureda Llagami është anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësuese e shoqërisë civile. Ajo mban funksionin e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe atë të Kryetares së Komisionit të Përhershëm të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit. Pas përfundimit të studimeve universitare për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, ajo ka ndjekur studimet e avancuara evropiane të nivelit master.

Përvoja e saj e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: Avokate, Drejtore e Drejtorisë së Harmonizimit dhe Përafrimit të Legjislacionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, Këshilltare në Gjykatën e Lartë dhe eksperte ligjore për organizata të mirënjohura në Shqipëri dhe në rajon, ndër to: USAID, UN Women, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës, EURALIUS IV, etj. Mandati i saj në detyrën e Kryetares së KLGJ-së është një mandat me afat pesë vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2023. Naureda Llagami është gruaja e parë që zgjidhet të drejtojë institucionet qeverisëse të drejtësisë që prej vitit 1992.

Back to top