Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Markelian Koça

ANËTAR

Biografia

Z. Markelian Koça është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve në dhjetor të vitit 2023. Ai zotëron diplomë në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu zotëron diplomë të nivelit Master i Shkencave në “E drejtë civile”, në Universitetin e Tiranës. Z. Koça ka ushtruar funksionin e Zv/Kryetarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjyqtar dhe ndihmës gjyqtar në po të njëjtën gjykatë. Po ashtu Z. Koça ka qenë pedagog i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës për disa vite dhe në vitet 2009 deri 2016 ka gjykuar disa çështje si gjyqtar në Gjykaten Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Back to top