Ilir Rusi
KRYETAR
Biografia
Z. Ilir Rusi është kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur si anëtar nga rradhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Ai zotëron titullin “Profesor i Asociuar” dhe është diplomuar për gradën shkencore “Doktor” në të Drejtën Civile nga Universiteti i Tiranës. Përvoja e tij profesionale përfshinë detyra dhe emërime të ndryshme ndër vite, si: Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, zv. Dekan në po të njëjtin Fakultet, si dhe Pedagog në Departamentin e të Drejtës Civile.
Ai ka mbajtur funksionin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga data 02.03.2022 deri më 22.10.2024, datë në të cilën është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.