Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PËR APLIKIME PËR PROVIMIN E PRANIMIT NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS

Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se:

Në zbatim të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, nga data 1 deri në 29 shkurt 2024, do të pranohen aplikimet për provimin e pranimit për vitin akademik 2024-2025, për 20 vende vakante profili gjyqtar, 15 vende vakante  profili ndihmës ligjorë të shpallura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe 25 vende vakante të shpallura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për profilin prokuror.

Aplikimi do të bëhet nëpërmjet sistemit elektronik në platformën sipas linkut: smvshm.magjistratura.edu.al. Gjithashtu, një kopje të dokumentave të nevojshme për aplikim do të dorëzohen pranë sekretarisë së Shkollës së Magjistraturës.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit:
https://www.magjistratura.edu.al/sq/konkursi-i-provimit-te-pranimit

 

Back to top