Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
Detyrat
Komisioni shqyrton kërkesat për emërime në gjykata, duke paraqitur para Këshillit raportin përkatës shoqëruar me tabelat dhe listën e kandidatëve të pikëzuar. Komisioni ndjek procesin e plotësimit të vendeve vakante në gjykata, skemëne delegimit, transferimet e gjyqtarëve, lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë, si dhe shqyrton kërkesat për kandidim në funksione drejtuese në gjykata. Komisioni shqyrton kërkesat e Shkollës së Magjistraturës për numrin e magjistratëve të rinj, emërimin dhe caktimin në pozicion të kandidatëve të diplomuar. Komisioni harton projektvendime, rregullore apo udhëzime të cilat i paraqiten Këshillit për miratim.
Anëtar: Z. Klodian Kurushi
Anëtar : Z. Markelian Koça
Anëtar : Z. Albens Tabaku
Anëtare Zëvendësuese: Znj. Emona Muci
Anëtar Zëvendësues: Z. Yllka Rupa