Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit
Detyrat
Komisioni është përgjegjës për planifikimin, hartimin, zbatimin dhe administrimin e buxhetit. Komisioni merr pjesë në hartimin e politikave buxhetore, planeve strategjike e dokumenteve të tjerë të nevojshëm për një administrim të mirë e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar. Komisioni zhvillon kërkime dhe bën propozime për të siguruar një mirëfunksionim të sistemit të menaxhimit financiar. Komisioni i raporton Këshillit problematikat e evidentuara. Komisioni harton projektvendime, rregullore apo udhëzime të cilat i paraqiten Këshillit për miratim.
Anëtare: Znj. Naureda Llagami
Anëtare : Znj. Gentiana Muçaj
Anëtare : Znj. Fatmira Luli
Anëtare Zëvendësuese: Znj. Emona Muçi
Anëtare Zëvendësuese: Znj.Yllka Rupa