Njoftim për shtyp, datë 1 Mars 2021
Sot, në datën 01.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në vijim të procesit për vlerësimin e punës së gjyqtarëve si dhe në funksion të ngritjes në detyrë të tyre, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtaren znj. Nertina Kosova, për periudhën 2013-2016 dhe për vitin 2019.
Më tej, Këshilli vendosi pezullimin e shqyrtimit të kërkesës së dorëheqjes të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit {…}, deri në përfundim të hetimit dhe/ose procedimit disiplinor.