Njoftim për shtyp, datë 15 Tetor 2020
Sot, në datën 15.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi problematikën e krijuar pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 08.10.2020, të thirrjes për aplikim për vendet vakante për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në këto kushte, me qëllim sqarimin dhe saktësimin e situatës juridike të krijuar nga kjo nismë, Këshilli miratoi një shtesë në vendimin nr.5, datë 20.12.2018, duke përcaktuar se mandati i anëtarëve të Këshillit që shërbejnë me mandat 3 vjeçar përfundon në datën 12.12.2021, ndërsa mandati i anëtarëve që shërbejnë me mandat 5 vjeçar përfundon në datën 12.12.2023.