Njoftim për shtyp 6 Maj 2020
Sot me datë 06.05.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë aplikuar për pozicionet e lira të shpallura me Vendimin nr.82, datë 26.02.2020 (në fushën e të drejtës administrative) dhe me Vendimin nr.85, datë 26.02.2020 (në fushën e të drejtës civile), të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi relatorët për secilin kandidat.
Më konkretisht:
- Për kandidaten znj. Albana Boksi – relator z. Alban Toro
- Për kandidaten znj. Alma Hicka – relator z. Alban Toro
- Për kandidatin z. Gentian Medja – relator z. Ilir Toska
- Për kandidatin z. Dhimitër Lara – relator znj. Marçela Shehu
- Për kandidatin z. Klodian Kurushi – relator znj. Marçela Shehu
- Për kandidaten znj. Klodiana Veizi – relator z. Alban Toro
- Për kandidaten znj. Margarita Buhali – relator znj. Marçela Shehu
- Për kandidaten znj. Manjola Xhaxho – relator z. Ilir Toska
- Për kandidaten znj. Saida Dollani – relator z. Alban Toro
- Për kandidatin z. Sokol Ngresi – relator z. Ilir Toska
- Për kandidatin z. Sokol Ibi – relator znj. Marçela Shehu
Mbledhja vijoi me fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.88, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi relatorët për secilin kandidat.
Më konkretisht:
- Për kandidaten znj. Daniela Shirka – relator z. Alban Toro
- Për kandidaten znj. Ilirjana Olldashi – relator znj. Marçela Shehu
- Për kandidaten znj. Miliana Muça – relator z. Ilir Toska
Si pikë e fundit e rendit të ditës, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi z. Ilir Toska, për kandidatin z. Erjon Çela.