Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 24 Mars 2020, për pezullim veprimtarie

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se në kushtet kur situata në vend lidhur me infeksionin e shkaktuar nga COVID-2019, vijon të jetë e pandryshuar, me vendimin Nr.128, datë 24.03.2020, ka vendosur të vijojë pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë.

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari, si p.sh. seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, etj.

Në çdo rast, ndalohet prania e publikut në mjediset e gjykatave. Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike (email), ose online, nëpërmjet faqeve zyrtare të internetit të gjykatave.

Kohëzgjatja e këtyre masave do të jetë për një periudhë 2 (dy) javore, duke filluar nga data 25.03.2020 deri më datë 07.04.2020 (përfshirë edhe këtë datë).

 

Back to top