Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 6 Mars 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor, sot më datë 06.03.2020, në mbledhjen e radhës diskutoi dhe miratoi dy vendime të rëndësishme.

Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, duke vlerësuar problematikat e paraqitura nga gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar mbi situatën e krijuar nga vakancat në këto gjykata që kanë sjellë pezullimin e disa proçeseve gjyqësore të caktuara, Këshilli vendosi miratimin e ndryshimeve në vendimin nr.30 datë 14.02.2019 “Për rregullat dhe proçedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”.

Kjo vendimmarrje i jep zgjidhje situatës problematike të krijuar në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, për gjykimin e disa çështjeve që kanë qenë në shqyrtim më parë pranë gjykatave për krimet e rënda, dhe aktualisht për shkak të ligjit, janë transferuar për gjykim pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjithashtu Këshilli vendosi që gjyqtarët e caktuar më parë për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në ish-gjykatat për krimet e rënda, vazhdojnë të shqyrtojnë në themel këto çështje të regjistruara përpara gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

Back to top