Brikena Ukperaj
ANËTARE
Biografia
Brikena Ukperaj është anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve si përfaqësuese e Gjykatave të Apelit. Ajo është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe ka marrë titullin Gjyqtare nga Shkolla e Magjistraturës. Detyrën e gjyqtares e ka ushtruar fillimisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, dhe më pas në Gjykatën e Apelit Vlorë. Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor është një mandat me afat pesë vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2023.