Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Fatmira Luli

ANËTARE

Biografia

Fatmira Luli është anëtare eKëshillit të Lartë Gjyqësor, e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë nga radhët e avokatëve. Ajo është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Përvoja e saj e punës përfshin detyra dhe emërime të ndryshme ndër vite, si ajo e avokates, Zëvendësdrejtores së Shkollës së Magjistraturës, Gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe Lektore e së Drejtës Familjare pranë Shkollës së Magjistraturës. Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor është një mandat me afat pesë vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2023. 

Back to top