Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp 03 Dhjetor 2024

Sot, më datë 03.12.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të rradhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi kualifikimin e kandidates znj. {…} për t’u komanduar në pozicionin Inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.  

Më tej, Këshilli miratoi opinionin mbi kandidatët që kanë aplikuar për t’u komanduar  në Këshillin e Lartë Gjyqësor.    

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 237, datë 24.05.2023, për kandidatin z. Albert Meca.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimet për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për kandidatët:

  • Sonjela Voskopi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 02.05.2024;
  • Paulin Çera për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022;
  • Olkeda Lice për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 02.05.2024;
  • Nurjeta Pogaçe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 02.05.2024;
  • Niko Rapi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502 dhe nr.504, datë 21.11.2022;
  • Matilda Llangozi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 02.05.2024 dhe vendimin nr. 245, datë 24.05.2023;
  • Klodiana Veizi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 239, 240 dhe 241, datë 24.05.2023;
  • Gerd Hoxha për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022;
  • Esmeralda Xhili për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 24.05.2023;
  • Entela Shedula për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 24.05.2023;
  • Engjëllushe Tahiri për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502 dhe nr.503, datë 21.11.2022;
  • Besjana Garxenaj për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 24.05.2023;
  • Arbër Çela për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022;
  • Anila Guri për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245, datë 02.05.2024
  • Altin Shkurti për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 245 dhe 246, datë 02.05.2024
  • Alma Kodraliu për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 02.05.2024
  • Adelajda Gjuzi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502 dhe nr.504, datë 21.11.2022
  • Gentian Marku për pozicionin e lire në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 246, datë 02.05.2024

Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Gjykatën e Lartë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502 dhe 503, datë 21.11.2022 dhe nr. 178, datë 11.05.2022, për kandidaten znj. Migena Laska.

 

Në vijim, Këshilli miratoi vendimet për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kandidatet:

  • Sokol Shehu për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 493, datë 13.09.2024;
  • Yrfet Shkreli për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 238 dhe 239, datë 02.05.2024;
  • Matilda Fetau për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 493, datë 13.09.2024;
  • Ejona Lazellari për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 73, datë 20.02.2024;

Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të shpallur me vendimin nr. 247, datë 02.05.2024 për kandidatin z. Besmir Stroka.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 73, datë 20.02.2024 për kandidatin {…}”.

Back to top