Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 26 Nëntor 2024

Sot, më datë 26.11.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të rradhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr. 635 – nr. 646, datë 31.10.2024 dhe në fushën e të drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 647 – nr. 654, datë 31.10.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi vendimet për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nr. 280, datë 10.12.2019 “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat, i ndryshuar”, për gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Korçë dhe Gjirokastër.

Më tej, Këshilli vendosi miratimin e programit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve të komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2025.

Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit etik dhe profesional me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016, të gjyqtarëve {…} dhe  {…}.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimeve  “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {…} për periudhën 2017 – 2019” dhe  “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”.

Back to top