Seancë dëgjimore për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”
Sot, më datë 15.11.2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi, shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Programimit dhe Administrimit të Buxhetit, mori pjesë në seancën dëgjimore për shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2025”, të mbajtur para Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i KLGJ-së mbajti një prezantim në lidhje me nevojat buxhetore për sistemin gjyqësor, të përkthyera në kërkesa buxhetore për projekt –buxhetin e vitit 2025. Z. Rusi gjatë fjalës së tij theksoi se nevojat më të mëdha për mbështetje buxhetore vijojnë të mbeten ato për infrastrukturën ndërtimore të gjykatave, si edhe për teknologjinë e informacionit.