Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me vëzhguesit ndërkombëtar të ONM

Sot, më datë 12 nëntor 2024, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi, mirëpriti në ambientet e Këshillit, vëzhguesit ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), z. Ferdinando Buatier de Mongeot dhe znj. Elka Ermenkova.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e ONM përgëzuan z. Rusi për detyrën e re si Kryetar i Këshillit si dhe vlerësuan kontributin e deritanishëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor veçanërisht, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar.

Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional mes KLGJ dhe ONM duke i paraprirë transferimit të kompetencave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pranë KLGJ-së, për shkak të përfundimit të mandatit të tij në dhjetor 2024.

Në përfundim të takimit, palët u angazhuan në vijimin e mëtejshëm të adresimit të sfidave dhe problematikave të sistemit gjyqësor në kuadër të reformës në drejtësi.

Back to top