Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Violanda Theodhori

ANËTARE

Biografia

Znj. Violanda Theodhori është anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e zgjedhur në tetor 2024 nga Kuvendi i Shqipërisë, nga rradhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile. Znj. Theodhori është diplomuar në drejtësi, si edhe ka përfituar diplomën Master, në fushën “E Drejta Publike”, pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, ajo ka kryer studime pasuniversitare 1 vjeçare pranë Faktultetit të Shkencave Natyrore, në degën informatikë.

Përvoja e saj profesionale përfshin detyra dhe funksione të ndryshme ndër vite, duke kontribuar në sektorë të ndryshëm të drejtësisë dhe gjyqësorit. Po ashtu, znj. Theodhori është angazhuar në organizata të ndryshme të shoqërisë civile, si edhe gjatë gjithë karrierës së saj ka kontribuar në veprimtari shkencore, konsultim dhe hartim legjislacioni, si dhe një sërë botimesh të ndryshme.

Back to top