Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Sot më datë 3 tetor 2024, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të magjistratëve, profili “gjyqtar” të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2023-2024.

Sot më datë 3 tetor 2024, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të magjistratëve, profili “gjyqtar” të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2023-2024.

32 gjyqtarët e rinj, të sapo emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i shtohen kështu trupës së gjyqtarëve që ushtrojnë funksionin në gjykatat e vendit.

Magjistratët e rinj si dhe personalitetet e pranishëm në këtë event publik, u përshëndetën nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Ilir Rusi si dhe nga kryetari i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, z. Klodian Kurushi, të cilët e cilësuan ditën e sotme të rëndësishme për gjyqësorin shqiptar në drejtim të rritjes së efikasitetit, cilësisë dhe forcimit të besimit te publiku.

Gjatë fjalës së tij z. Ilir Rusi ndër të tjera vuri theksoi se: “Misioni kryesor dhe i vetmi i punës suaj është dhënia e drejtësisë. Por drejtësia nuk jepet gjithmonë në lidhje me njohuritë tuaja profesionale sepse ato zhvillohen më tej në mënyrë të vazhdueshme, por drejtësia duhet dhënë nga njerëz me integritet, në këtë rast duhet dhënë nga magjistratë gjyqtarë me integritet, qoftë integritet personal ashtu edhe profesional.”

Ceremonia vijoi me betimin e gjyqtarëve z. Xhulio Doku, z. Boiken Bendo, z. Delvijot Llusha, znj. Irma Cacaj, z. Ertil Meçaj, znj. Elira Hroni, znj. Erolda Tarelli, z. Bevil Beqiraj, znj. Aurora Tusha, znj. Iva Bregasi, znj. Amantja Levanaj, znj. Eni Naqellari, z. Uran Korra, znj. Teftë Xhanari, znj. Anisa Xake, z. Enri Rista, z. Renis Bega, znj. Irida Barkaj, znj. Besmira Arshiaj, znj. Matilda Çela, z. Ervis Koxhaj, znj. Megi Anxhela Muhaj, znj. Eda Gjovari, znj. Orinda Lloshi, z. Mexhit Doçi, znj. Esmeralda Shehu, znj. Flutura Çuko, znj. Arxheina Shkopi, znj. Ermira Bushi, znj. Dorinela Nikolli, z. Suzan Bushi, znj. Valjona Haxhiraj, sipas tekstit: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale”.

Back to top